Politikë

Helikopterët Black Hawk fluturojnë me ekuipazh shqiptar, Peleshi: Mirënjohje partnerit tonë strategjik SHBA (VIDEO)

6 Korrik 2024, 10:32| Përditesimi: 6 Korrik 2024, 11:37

  • Share

Helikopterët Black Hawk kanë fluturuar për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar

Këtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me një postim në rrjetet sociale, i cili shprehu mirënjohje ndaj SHBA, për mbështetjen që ofrojnë ndaj vendit tonë.

“Pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore u certifikuan si të gatshëm për kryerjen e operacioneve në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë. Helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit, prioriteti ynë absolut!’, shkruan ai.\

Helikopteri me shumë funksione BLACK HAËK shërben me ushtrinë amerikane dhe forcat e armatosura të 34 vendeve të tjera në mbarë botën.

Këta janë helikopterët e parë të këtij lloji të blerë nga Shqipëria në SHBA falë ndihmës së kësaj të fundit prej 50 milionë dollarëve.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?