Kronikë

Helikopterët e FA pajisen për shuarjen e zjarreve, Xhaçka: Kemi kapacitet 12 herë më të madh nga vjet

6 Korrik 2018, 13:59| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 14:33

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mblodhi në një takim strukturat e emergjencave civile dhe prefektët.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka ka njoftuar infrastrukturën e re të Forcave të Armatosura, helikopterët e të cilëve janë pajisur me kova të reja me kapacitet 2500 l secila.

Ministrja Xhaçka  nuk harroi të përmendë djemtë dhe vajzat që angazhohen në terren në rastet e emergjencave.

Ky kapacitet në fakt është 12 herë më i madh sesa përpjekjet e shkuara. Përtej infrastrukturës dhe kapaciteteve ushtarake, fuqia dhe forca jonë e vërtetë mbeten pa diskutim djemtë dhe vajzat tona në uniformë që zbresin në terren që në momentet e para kur kërkohet ndihma për sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Më tej ministrja Xhaçka kërkoi angazhim më të madh nga pushteti lokal, duke filluar që nga buxheti i bashkive, të cilat duhet të parashikojnë fonde për emergjencat civile.

Pak, për të mos thënë shumë pak, nga 61 bashki në rang territori, kanë vënë në dispozicion për emergjencat 3% të buxhetit të tyre vjetor, siç parashikon ligji. Rezulton se gjatë përballjes së situatave të kaluara, strukturat lokale nuk kishin të përcaktuar drejtuesin e operacionit, siç e parashikon ligji aktual.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 06/07/2018 19:36

    Xhacka padiskutim eshte nje nga ministret me te mira ne qeverine Rama . Venua ne sherbim te emergjencave civile te reoartit te helikoptereve eshte jo vetem pamvaresi por dhe kosto me e lure se te oaguash kompanite private per shuarjen e zjarreve . Bravo oer kete impenjim te ministruse ne sherbim te qytetareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?