Nikol Pashinyan

Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar në kufi me Azerbajxhanin, shkak moti i keq

25 Maj, 15:15| Përditesimi: 25 Maj, 15:17

  • Share

Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar, duke shmangur kështu një tjetër tragjedi. Ngjarja ndodhi 132 kilometra në veri të Jerevanit, kryeqyteti i Armenisë, për shkak të motit të keq.

Nikol Pashinyan tha se është mirë pas uljes së detyruar të helikopterit, transmeton agjencia e lajmeve Interfax.

Kryeministri armen ishte drejtuar për në kufirin me Azerbajxhanin, ku së fundi u demarkua edhe kufiri armeno-azerbajxhanas.

Disa ditë më parë Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit pikërisht në kufirin me Azerbajxhanin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?