Bota

Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 të vdekur dhe 1 i zhdukur

30 Korrik, 10:44| Përditesimi: 30 Korrik, 10:57

  • Share

Një helikopter që përdorej nga ushtria gjermane (Bundesëehr) u rrëzua të martën në lumin Mulde në Saksoni, njoftoi një zëdhënës i Forcave Ajrore të Gjermanisë.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se dy ushtarët që ndodheshin në helikopter ndërruan jetë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.

Helikopteri EC-135 ishte marrë me qira për qëllime stërvitjeje ndërsa shkaqet e rrëzimit të tij nuk dihen ende.

 “Vdekja e anëtarëve të ekuipazhit më ka prekur thellësisht mua dhe të gjitha forcat e armatosura. Mendimet tona janë me të afërmit dhe të afërmit e tyre”, tha Pistorius.

Ai shtoi se do të bëhet “gjithçka e mundur” për të hetuar rrethanat e rrëzimit.

Helikopteri u zhduk nga radari midis orës 10:00 dhe 10:30 të mëngjesit. Rreth orës 11:30, persona që ndodheshin pranë lumit njoftuan policinë se kishin parë pjesë të helikopterit në ujë, tha një zëdhënës i policisë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?