Nëse sot ekziston civilizimi Perëndimor dhe europian, ekziston më së shumti për dy faktorë:
- - Perandorisë Romake, ku edhe roli i shqiptarëve ka qenë i rëndësishëm
- - Falë figurës së Skënderbeut dhe rezistencës të jashtëzkonshme të shqiptarëve kundër shtrirjes se Perandorisë Osmane në zemër të Europës. Kjo nuk është legjendë apo mit, por është histografi!
- - A ka na borxhe Europa? Europa na ka borxhe në dy këndvështrime:
- - Nivel shtetesh, sepse shumë fuqi, jo vetëm s'kanë qenë të sinqerta ndaj nesh, por kanë qenë kauza e copëtimit tonë
- - Në nivel BE, ku disa nga këto fuqi kanë reflektuar qëndrimet e tyre edhe në nivel zyrtar për progresin e integrimit/anëtarësimit të Shqipërisë në BE!
Po politika shqiptare a ju ka borxhe qytetarëve të saj?
Ju ka sa te duash, madje më shumë se të huajt! Pse? Politikë konfliktuale që ka prodhuar aksione me kosto të rëndë për vendin e mjafton të përmendin këto ngjarje:
- - Zgjedhjet e vitit 1996
- - Ngjarjet e vitit 1997
- - Ngjarjet e vitit 1998
- - Ngjarjet e Janarit 2011
Po ashtu, politika shqiptare nuk ka mbajtur një qëndrim kombëtar dhe unifikues për çështjen e integrimit/anëtarësimit të Shqipërisë në BE!
Sa mundësi ka Shqipëria të bëhet pjesë e BE?
Ka tre linja mendimi per këtë:
- - Pesimistët që pretendojnë se BE do të shpërbëhet kur Shqipëria të ketë mundësi të jetë pjesë e BE. Kjo për fat të keq përbën thuajse shumicën
- - Skepticistët, që thotë se Shqipëria do të anëtarësohet, por pas shumë viteve
- - Optimistët, që përbejnë pakicën që mendojnë se Shqipëria do të jetë shpejt anëtare e BE!
Tek Pesimistët, influencon ajo pjesë e politikëns, thuajse antikombëtare që çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE e përdor vetëm për interesa politike dhe nuk e konsideron një çështje me prioritet kombëtar.
Tek Skepticistët bëjnë pjesë ajo kategori qytetarësh, që kryesisht të zhgënjyer nga politika e brendshme nuk kanë besim se kjo e fundit do të arrijë ta bëj fakt të kryer këtë mision.
Tek optimistët, bëjnë pjesë ajo kategori qytetarësh, që edhe pse minorancë, janë intelektualë, profesionistë dhe patriot që anëtarësimin e Shqipërisë në BE e konsiderojnë çështje kombëtare prioritare.
Shqipëria, i ka të gjitha mundësitë ekonomike dhe njerëzore që të bëj përpjekjet e saj për të plotësuar kapitujt në një kohë rekord dhe për të bërë fakt të kryer anëtarësimin në BE!
Si pasojë e realitet gjeopolitik në Kontinent dhe jo vetëm, por duke pasur besim në një transformim të thellë të Shqipërisë, kam besimin e plotë se mund t'ia dalim të jemi në 2025 anëtar me të drejta të plota në BE!
po jo me ilir meten e sali berishen keto te dy e shkatruan dhe e bastisen shqiperine ne 30 vite , keto mosntra duhet te dalin para gjuqit te popullit dhe te japin llogari per cdo gje qe
Përgjigju