Kosova & Rajoni

Helmimi i 26 numëruesve të Votave në Kosovë, Gjuric: Po përgatitet skenari që në Kuvend të futen serbët e Kurtit

13 Tetor 2019, 15:06| Përditesimi: 13 Tetor 2019, 19:52

  • Share

KOSOVË- Drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë së Prishtinës, sipas së cilit po synon përçarjen e serbëve.  Në reagimin e tij lidhu me helmimin e 26 numëruesve dhe komisionerëve zgjedhorë në Prishtinë, Gjuriç tha se ky është një skenar që në kuvend të futen 'serbët e Kurtit'.

‘’Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviç dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, u shpreh Gjuriç.

Sipas mediave kosovare, 26 numërues janë helmuar ditën e sotme në Kosovë, teksa po hapnin zarfet e ardhura nga Serbia, me fletë votimi për zgjedhjet e zhvilluar me 8 tetor.

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?