Turistët e helmuar në urgjencë

Helmimi i 41 turistëve polakë në Vlorë, dalin analizat e ISHP

28 Gusht 2023, 16:25| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 00:58

  • Share

VLORË- Të 41 turistët polakë që u helmuan në Vlorë javën e kaluar rezultojnë të prekur nga norovirusi.  Ky lloj virusi, i cili ndryshe quhet “gripi i stomakut”  ka shenja gastro intestinale përhapet për shkak të mungesës së higjienës në ushqime, kontaminimit të ujit të pijshëm, perimeve dhe fruta të palara. Përgjigja ka dalë sot nga Instituti i Shëndetit Publik bazuar në analizat mjekësore që iu janë marrë pacientëve në spital.

Megjithatë mbetet ende mister origjina e helmimit! Burime nga ISHP-ja thanë për Report TV se janë marrë mostra të ujit dhe një sërë ushqimesh që turistët kanë konsumuar gjate turit nga Shkodra ne Vlore. Përgjigja e tyre ende nuk ka dalë nga laboratori bakteriologjik.

Turistët polakë që kishin ardhur me agjenci turistike në Shqipëri shfaqen shenjat e helmimit mbrëmjen e 25 gushtit, kur po ktheheshin nga një udhëtim me anije në Sazan-Karaburun. Anija “Black Pearl” është gjobitur nga AKU me 600 mijë lek, sepse ofronte ushqim pa qenë i licencuar për këtë shërbim.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?