Fëmijët e kopshtit nr.1 në Gramsh janë helmuar nga vezët, të cilat kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë. Prezencën e salmonelës në vezë e pranon zyrtarisht edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Por, AKU thotë se vezët u kontaminuan brenda ambienteve të kopshtit dhe nuk erdhën me salmonelë nga pularia që i prodhonte, ndonëse sërish nuk bën të ditur emrin e subjektit prodhues nga vinin vezët.
"Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm). Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp", njoftoi AKU.
Kopshti shtetetor furnizohej me ushqime nga kompania “Nelsa” Shpk, e cila ka fituar tenderin nga bashkia e Gramshit, ndërsa AKU mohon që të ketë patur raste të tjera që mund të çojnë në një zinxhiri infektimi.
Por nga u infektuan vezët? Ekspertët thonë se mund të ketë ndodhur kontaminimi i kryqëzuar. Pra, që një ushqim mund të ketë kontaminuar enët e kuzhinës dhe prej tyre është kontaminuar ky produkt.
Ky qëndrim u kundërshtua nga shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino e cila në një reagim në rrjetet sociale shkruan se fëmijët nuk hanë vezë të gjalla dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit.
“Injoranca nuk ka brire. Gazetat shkruajne Helmimi i fëmijëve nga vezet me salmonelë, AKU mbyll kopshtin në Gramsh. E para, AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime dhe këto analiza që të kenë vlerë duhet të merren me mend aty ku duhet në bashkëpunim, gjë që AKU nuk e bën kurrë pasi ne nuk ekzistojmë për të, i dinë vetë.
Nga vjen dhe ku është burimi i infeksionit dhe si po shkon ai, nuk e përcakton as AKU as inspektoratet, por e përcaktojnë strukturat e shëndetit publik që duhet të kenë specialistë të trajnuar për këtë. Meqë ra fjala, ka kaq shumë struktura dhe degët e tyre sa nuk dihet me kë të flasësh ne këtë lëmsh.
Se për model për sigurinë ushqimore nuk morëm atë italian me të cilin kishim ngjashmëri (para viteve ’90) dhe na përshtatet, por atë nordik me të cilin nuk kemi asnjë lidhje. Dhe sa për dijeni, fëmijët nuk hanë vezë të gjalla dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit. Kaq për sot”, shkruan Silva Bino nga ISHP.
Helmimi i fëmijëve të kopshtit në Gramsh ka ndodhur më 20 Maj dhe ngjarja fillimisht u mbajt e fshehur nga institucionet. Analizat janë kryer 5 dite me vonese, pasi denoncimit të prindërve në rrjetet sociale. Deri më tani ISHP-ja ka konfirmuar infektim me salmonelë të 17 fëmijëve dhe stafit të kopshtit.
Prindërit i mbajnë fëmijët në shtëpi prej disa ditësh, ndërsa kopshti pritet të hapet të hënën por pa shërbimin e drekës. Burimet thane se kuzhina do qendrojë e mbyllur deri më 6 qershor.
Njoftimi i AKU
Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:
Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik
Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.
Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.
Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.
Lajm ne perditesim...
Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, ka reaguar pas lajmeve se fëmijët e një kopshti në Gramsh janë helmuar nga vezët me salmonelë.
Ajo thekson se fëmijët nuk hanë vezë të gjalla në kopësht dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit.
“Injoranca nuk ka brire. Gazetat shkruajne Helmimi i fëmijëve nga vezet me salmonelë, AKU mbyll kopshtin në Gramsh. E para, AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime dhe këto analiza që të kenë vlerë duhet të merren me mend aty ku duhet në bashkëpunim, gjë që AKU nuk e bën kurrë pasi ne nuk ekzistojmë për të, i dinë vetë.
Nga vjen dhe ku është burimi i infeksionit dhe si po shkon ai, nuk e përcakton as AKU as inspektoratet, por e përcaktojnë strukturat e shëndetit publik që duhet të kenë specialistë të trajnuar për këtë. Meqë ra fjala, ka kaq shumë struktura dhe degët e tyre sa nuk dihet me kë të flasësh ne këtë lëmsh.
Se për model për sigurinë ushqimore nuk morëm atë italian me të cilin kishim ngjashmëri (para viteve ’90) dhe na përshtatet, por atë nordik me të cilin nuk kemi asnjë lidhje. Dhe sa për dijeni, fëmijët nuk hanë vezë të gjalla dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit. Kaq për sot”, shkruan Silva Bino nga ISHP.
Komente

Nuk mund te themi kush ka te drejte ne kete histori qe nuk eshte e qartesuar mire dhe qe deklaratat behen nga njerez zyrash e mijera milje larg nga vendngjarja.Por do te donim te dinim nese vezet ne Shqiperi pasterizohen?Eshte nje proces qe e ben vezen te sigurte,por e ben te pamundur mbajtjen e saj te pagatuar ne temp.dhome edhe po te jene ne guacke/levozhge pasi i heq nje cipe mbrojtese qe e ka veza mbi levozhge.
PërgjigjuNuk mund te jete vetem veza shkaktare e helmimit te femijeve por mudesia me e madhe eshte kontaminimi gjate pregatitjes dhe gatimit te mishit te pules dhe ruajtjes se ushqimit dhe pijeve ne temperature te larte. AKU por dhe Instituti i Shendetit publik duhet te informoje on line per rreziqet qe mund te vijne nga bakterie te ndryshme dhe cfare duhet te bejne per te shmangur helmimet nga bakteriet ne ushqimet
Përgjigju