Helmimi i Navalny/ Merkel viziton kritikun e Kremlinit: Bota pret një përgjigje nga Moska

28 Shtator 2020, 13:27| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 13:31

  • Share

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot kryeopozitarin e Kremlinit Aleksei Navalny, i cili ndodhet i shtruar për tu rehabilituar në një spital në Berlin ku po kurohet pasi u helmua gjatë një udhëtimi me avion nga Siberi në Moskë më 20 gusht.

Në faqen e tij në Twitter kundërshtati i Putin shkruajti se "Takimi i zhvilluar nuk mund të quhet sekret...ishte një takim privat”

Pas helmimit, teksa ndodhej në gjendje kome Navalny u dërgua në Gjermani dhe paskesaj nisi një kuftë e ashpër diplomatike midis Moskës dhe Berlinit. Para pak ditësh Navalny doli nga spitali dhe rikthehet aty për rehabilitim, që do të zgjasë disa muaj

Gjermania është shprehur hapur në mbështetje të kundërshtarit të Kremlinit, duke i kërkuar Moskës përgjigje për atë që ka ndodhur

"Ne jemi akoma duke pritur për përgjigje nga Moska," - tha sot zëdhënësi i Kancelarit.

Ekspertët ushtarakë gjermanë pasi shqyrtuan rastin konkluduan "pa asnjë hije dyshimi" se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

Angela Merkel ka qenë shumë e ashpër në reagimet e saj.

"Navalny ishte viktimë e një krimi që unë e dënoj në mënyrën më të rëndë. Ata donin ta bënin atë të heshte”- u shpreh Merkel duke shtuar se “Bota pret një përgjigje”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?