Helmimi i Navalny/ Moska rrezikon sanksione të rënda! Franca dhe Gjermania i dërgojnë propozime Bashkimit Europian

8 Tetor 2020, 15:51| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 15:54

  • Share

Ndërsa nga Holanda kanë mbërritur provat përfundimtare të helmimit të Alexei Navalny me Novichok, Parisi dhe Berlini do ti dërgojnë vendeve të Bashkimit Evropian propozimet e tyre për sanksione kundër Rusisë.

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se "Është e qartë se nëse ngjarja nuk sqarohen nga Kremlini, nëse nuk sigurohen informacionet e nevojshme, sanksionet do të jenë të pashmangshme ndaj përgjegjësve"

Sipas burimeve diplomatike, sanksionet e propozuara do të preknin zyrtarët e inteligjencës ushtarake ruse.

Pozicioni i Moskës

Moska, e cila deklaruar vazhdimisht se Berlini nuk ka informuar kurrë askënd për konkluzionet e saj mbi çështjen Navalny, thotë, përmes zëdhënësit të Presidentit Putin, se kushdo do të ketë qasje në "të gjithë materialin" e nevojshëm për të kryer hetimin e çështjes.

Nga Kremlini, zëdhënësi i Presidentit Putin specifikoi se Rusia dëshiron të hedhë dritë mbi atë që ndodhi".

Alexei Navalny, i cili ka qenë gjithmonë armiku numër një i Putinit për denoncimet e tij për afera korrupsioni dhe krim, ka dale nga spitali gjerman. Ai po vazhdon betejën e tij në mediat sociale, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërhyjë me sanskione, duke ndaluar hyrjen në Evropë të figurave kryesore që mbështesin qeverinë e Putinit.

Edhe në korrik 2019, ndërsa ishte në paraburgim 30-ditor, Navalny u ndje i sëmurë por zyrtarisht mjekët e burgut folën për një "krizë alergjike", por një mjek i afërt me disidentin tha se ishte një përpjekje për helmim me një kimikat të panjohur.

I helmuar me Novichok

I zhvilluar në vitet 1970 nga ushtria Sovjetike, Novichok është i ndaluar nga OPAC (Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike). Megjithatë, nuk është hera e parë që shërbimet e inteligjencës ruse akuzohen se janë përfshirë në helmimin e njerëzve që janë të papërshtatshëm për udhëheqjen e Moskës. Ai hyn në kategorinë e agjentëve nervorë dhe u zhvillua me vetëm një qëllim –vrasjen

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?