Helmimi i tre personave në Shkodër, 14 vjeçari pati djegie në fyt dhe sy pasi konsumoi ujin që i solli kamarieri i lokalit! Dyshohet se shishja kishte aciditet

29 Dhjetor 2022, 11:41| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 11:43

  • Share

1650014800_1637498574ammm2.jpg

Prokuroria e Shkodrës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kryejnë hetimet në lokalin e hotelit ku ndodhi helmimi i 3 personave. Sipas hetimeve dhe informacioneve, bëhet me dije se 14 vjeçari ka kërkuar një shishe me ujë të ambalazhuar të cilën ia ka sjellë kamarieri.

Në momentin që e ka pirë, i mituri ka pasur djegie në fyt dhe në sy. Më pas të njëjtin ujë e ka konsumuar mamaja e tij dhe më pas edhe kamerieri. Dyshohet se bëhet fjalë për lëndë me aciditet brenda shishes së ujit.


Lajmi kryesor:

‘Moto Fest’, Festivali me 500 motoristë 'Harley Davidson' dhe muzikë rock zbukuron mbrëmjen në Durrës (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?