Spitali gjerman që po trajton liderin opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se gjendja e kritikut të Kremlinit është “përmirësuar” dhe se ai është “duke iu përgjigjur stimujve verbalë”.
Spitali Charite në Berlin ka thënë përmes një deklarate sot se 44-vjeçari “ka dalë nga koma e induktuar”.
Megjithatë, spitali ka thënë se është shumë herët “për të vlerësuar efektet potenciale afatgjate të helmimit të tij të rëndë”.
Gjermania ka thënë se Navalny është helmuar muajin e kaluar në Siberi me agjent nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok.
Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht në avion, teksa ishte ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.
Aeroplani udetyrua të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohej në spital.
Pas spitalit siberian, ai më vonë është transferuar në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.
Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, ka thënë përmes një postimi në Twitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.