Deri më tani 1500 persona kanë shfaqur simptoma helmimi në Deçan. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të martë ka zhvilluar një vizitë në këtë komunë ku ka deklaruar se ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit. Osmani ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë dhe që kjo gjendje të tejkalohet.
“Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e që s‘janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajnojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit", tha Osmani.
Lajmi kryesor:
Helmim masiv në Deçan, 1500 qytetarë me simptoma, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Autoritetet e komunës: Kemi nevojë për mjekë
//ReportTv.al