Helmimi në 3 dasma në Elbasan, 44 persona përfundojnë në spital, mes tyre edhe dhëndri

7 Gusht 2018, 09:46| Përditesimi: 7 Gusht 2018, 16:16

  • Share

Elbasan-Pas helmimit ditën e shtunë dhe të dielë në dy dasma në qytetin e Elbasanit, rritet bilanci i personave që shkojnë me simptomat e helmimit në spitalin rajonal të Elbasanit. Luan Rrapi, nëndrejtor i spitalit rajon në Elbasan, ka thënë se në urgjencën e këtij spitali kanë shkuar 44 persona, mes tyre edhe fëmijë. 31 prej të helmuarve janë shtruar në spital. 

Helmimi ka ndodhur të shtunën dhe të dielën. Pacientët kanë qenë në të njëjtin lokal në 2 dasma.Ka disa të shtruar. Gatishmëria e spitalit është 100%. Deri tani ka 31 persona të shtuar, si edhe 2 fëmijë në pediatri. 3 persona i kemi dërguar në Tiranë dhe 8 raste kanë marrë mjekim ambulator. Që prej orës 1 nuk ka patur më fluks pacientësh.

Luan Rrapi, nëndrejtor i spitalit të Elbasanit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • petriti: 07/08/2018 11:56

    Natyra ben "Selektim",sipas Darvinit vetem i forti mbijeton.200 vete ne dasem 44 jane helmuar,kjo tregon qe 156 te tjeret jane imun ndaj ketij helmi dhe mund te i mbijetojne ne raste te tjera te perdorimit te saj.Cdo e keqe ka nga 1 te mire pas-thonin te vjetrit.

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/08/2018 09:58

    Më mirë buk e djathë e domate me vete kudo që të vete, dhe ujë, vetëm ujë! Bajgëri e gjallë!

    Përgjigju
    • Kryetari bashise elbasan: 07/08/2018 12:20

      Jane qente qe u mblodhen 2 jave me pare me furgona. I denoncuan ambjntalistet e elbasanit por askush nuk mori masa. E ne po hame mish qeni

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?