Kronikë

Helmimi i më shumë se 600 personave nga uji i pijshëm në Krujë, pezullohen dhe vihen nën hetim tre zyrtarë

3 Nëntor 2021, 16:43| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 18:53

  • Share

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë po heton tre persona për helmimin masiv të qytetarëve nga uji i pijshëm.

Mësohet se Ledio Çela, Administrator i Ujësjellësit në Krujë, Andi Kupa, Drejtues teknik dhe Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemiologjisë Krujë, janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen nga autoritetet.

Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Mbi 600 persona përfunduan në spital në Krujë me dhimbje barku, dhimbje koke e temperaturë, për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm.

Katër ditë pas regjistrimit të rasteve të helmimit, Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në ujë është gjetur bakteri " Enterokokus". Për helmimin e mbi 600 persona nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku bëri përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt, teksa nuk hezitoi që ta quante këtë situatë një epidemi hidrike.

Dokumenti

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?