Helmohen 20 shqiptarë të Kosovës në Shëngjin, Ndreu: Janë 9! Po bëni qimen tra, standardet e ushqimit që ka Lezha si ka vend tjetër në Rajon

21 Korrik 2023, 09:27| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 13:38

  • Share

SHËNGJIN- 12 pushues nga Kosova që po qëndronin tek hotel “Frojd” në Shëngjin u paraqiten në urgjencën e spitalit të Lezhës me shenja helmimi pasditen e së enjtes. Ndërsa 8 pushues të tjerë u mjekuan në qendrën shëndetësore të Shëngjinit. Pasi morën ndihmën e parë të gjithë pacientet janë larguar nga spitali, ndërsa mjeku infeksionist Martin Marku tha se kishin simptoma të njëjta, si marrje mendesh, lodhje dhe tension të ulet.

 “Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencë 12 pacientë, pushues në një hotel në shëngin të cilët kishin marrje mendje, epigastro, tension të ulët. Helmim por natyrën nuk e saj nuk e përcaktojmë dot. Pacientët më rëndë ju morën analiza dhe u fillu prefuzioni dhe gjendje u përmirësua pasi kaloi 2-3 orë. Në analizat e përgjithshme dolën mirë dhe janë larguar nga spitali. U Lajmërua shëndeti public dhe AKU për të sqaruar situatën.

Dyshimet e para janë se mund të jenë helmuar nga një preparat kimik i përdorur nga bizneset private në Shëngjin për dizinfektimin e vendit nga mushkonjat.  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kanë nisur menjëherë verifikimet. Në hotelin ku po qendronin pushuesit janë marrë mostrat e analizave të ushqimeve dhe ujit që kanë konsumuar, përgjigjet e të cilave pritet të dalin brenda javes së ardhshme, çka pritet të përcaktojnë shkakun e vërtete të helmimit.

Një reagim e ka patur edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu i cili bëri të ditur se janë 9 persona të shtruar të spitalin e Lezhës e jo 50 siç ishte raportuar më herët. Megjithatë, burime për Report Tv, bëjnë me dije se janë rreth 20 persona pushues të cilët janë paraqitur ne urgjencën e spitalit te Lezhës dhe qendrën verore Shëngjin me shenja helmimi. Në lidhje me rastin po kryhen verifikime, ndërsa gjendja e pushuesve paraqitet e stabilizuar.

Ndreu sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë ndenjur turistët dhe shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës.

Ndërkaq kryetari Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet e gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokolli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.

“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu. Më tej, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon. Në fund ai tha se mediat e bëjnë qimen tra.

Ora 11:29
Helmohen pushuesit nga Kosova në Shëngjin, mjeku: S’besojmë se e kanë nga ushqimi, morën veten për nja 2-3 orë dhe ikën

 

Mjeku i Spitalit të Lezhës thotë se erdhën rreth 12 pushues nga Kosova që kishin shfaqur shqetësime.

Ai u shprehet se sipas analizave nuk dyshojnë të kenë pasur komplikacione nga ushqimi;

“Në spitalin e Lezhës në urgjencë, ditën e djeshme janë paraqitur 12 paciente që ishin pushues në një hotel në Shëngjin të cilët paraqitnin marrje mendsh. Spao janë paraqitur në përgjithësi u pa nëse kishte intoksikacion, në fakt natyrën nuk e themi dot. Dhe, pacientëve që u dukën pak më rëndë u morën analiza të përgjithshme dhe në përgjithësi u përmirësuan pas 2-3 orësh. Analizat ishin mirë dhe pasi u përmirësuan u larguan nga spitali i Lezhës. Nuk them dot nga erdhi, s’më shkonte shumë konstatimi se janë helmuar nga ushqimi.”- tha mjeku.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 12 pushues që janë ndjerë pa qejf kanë shkuar në spitalin e Lezhës ndërsa 8 të tjerë në Qendrën Verore.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tigri: 21/07/2023 15:06

    PO ÇA MOS TE HELMOHEN TURISTAT.... ATY ASH MUSHKONJA SA BEN TIGRI , QE KERON ME ITHITH GJAKUN SHQIPTARVE.....EDHE IK NKERKIM PADITUN...

    Përgjigju
    • Krietari: 21/07/2023 15:32

      HAHAHAAHHAAHAHAAHA

  • Përgjigje Krietarit: 21/07/2023 13:24

    Thirri mendjes ti e mos ofendo herë tjetër e mos bëj si luan tastiere koqe e kaluar koqen!!

    Përgjigju
    • Krietari: 21/07/2023 13:38

      O loqeeee

  • Përgjigje Krietarit: 21/07/2023 12:36

    Pse nuk lë vend për përgjigje Krietar apo të ka fut Pirini si furça e bides për të thënë aq e me ik. Tiqënke budalla tastiere e që ofendon pa të keq, fajin e ka moderatori mos qoftë moj lëpirës i Putinit. KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Këtë rregull keni ndjekur tek komentuesi Krietar që ofendon pa frena!? Mosveprimi është i dënueshëm.

    Përgjigju
    • Krietari: 21/07/2023 13:12

      O koqe thirri mendjes

  • Ariu: 21/07/2023 11:24

    Çfarë pret nga një kryetar pallosh, Rama po ka bythë ta shkarkoj. E bëri si ajo kryetarja e Durrsit te tërmeti që ishte e lumtur që vdiqën vetëm 50 veta.

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/07/2023 11:07

    E fort kjo, nuk jan 20 por jan 9 thot shoku Ndreu. O mret crendesi ka qe jan 20 a po 9 edhe sikur 1 te ishte nuk duhet te ndodhin. Shnet

    Përgjigju
  • Kryetari idiot: 21/07/2023 10:52

    “Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, Po ky Pirini qenka IDIOT fare,mikroorganizmat mund të gjenden në ujë apo habitat për mikroorganizma, pra klorin në ujë e hedhim për t'i eliminuar këto mikroorganizma që janë të dëmshëm për shëndetin. Në fakt në gjak gjenden substanca të caktuara të dëmshme ose shumë të dëmshëme për organizmin e quhet test toksikologjik. Kur ke një KRIETAR të tillë injorant vaj me det çfarë mund të presim. Flet si në stadium ne kemi ushqimi më të mirë në rajon shabllone injorantësh pa pikë niveli e shkollimi të vënë aty ne rregullin e treshit leshit.

    Përgjigju
    • Krietari: 21/07/2023 11:05

      Ti qeke me loqe se ai

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?