Foto ilustruese

Kronikë

Luanin me një spraj për vetëmbrojtje, helmohen nga gazi 4 nxënës në Golem

22 Nëntor 2019, 12:35| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 11:34

  • Share

Sot ne shkollën 9 vjeçare Golem në pushimin midis orëve të mësimit një nxënës i klasës së nëntë ka spërkatur klasën me një spraj me përbërje spec djegës dhe alkool. Si pasojë 4 nxënës nuk janë ndjerë mirë dhe menjëherë drejtoresha e shkollës ka lajmëruar ndihmën mjekësore. Për një ndihmë me të specializuar 4 nxënësit, 2 djem dhe 2 vajza, janë çuar në spitalin e Kavajës .

Gjendja e nxënësve është e stabilizuar dhe po përcillen drejt shtëpive të tyre. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Sipas tyre sapo janë njohur me rastin në fjalë kanë dërguar menjëherë inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.

Komento

Komente

  • Zhelal: 22/11/2019 16:23

    Mire qe nuk kane perdorur armet per te luajtur...!!!! Kur te vij PD ne pushtet nuk do kete gjera te tilla si kjo..!!!

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/11/2019 15:13

    Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?