Helmimi i banorëve nga uji në Bulqizë, nën hetim Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat! Montoi një tub te ujësjellësi, uji i pijshëm u përzi me ujërat e zeza

5 Qershor 2023, 10:40| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 15:56

  • Share

BULQIZË- Mbi 60 persona përfunduan në urgjencë me të vjella dhe diarre nga e shtuna në të hënë. Helmimi masiv i banorëve të fshatrave të Gjoricës në Bulqizë erdhi si pasojë e përzierjes së ujit të pijshëm me ferkale.

Tre ditë pas shfaqjes së rasteve të para, policia ka bërë përgjegjës pronarin e një hidrocentrali në Turçep të Bulqizës. Ai është 64-vjecari Kadri Muça, i cili çuditërisht po hetohet në gjendje të lirë edhe pse akuza është e fortë “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” që sipas kodit penal dënohet deri në 5 vite burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë janë përzier me ujërat e zeza, duke shkaktuar helmimin masiv të gjithë banorëve.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Dibër nuk reagon lidhur me gjendjen e tubacionit kryesor që furnizon banorët e Gjoricës. Prej të dielës është ndërprerë furnizimin me ujë për gjithë fshatrat e kësaj njësie, deri në daljen e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë.

Pavarësisht kërkesave të Report TV asnjë zyrtar i bashkisë apo i ujësjellësit nuk prononcohet për situatën e rëndë ku ndodhen sot banorët e Gjoricës. Ende nuk dihet se kur do të rikthehet uji në çezma, ndërsa edhe më herët banorët kanë ngritur shqetësimin për depozitat e ujit që janë lehtësisht të aksesueshme nga personat e jashtëm dhe të ekspozuara ndaj ndotjes.

Ora 18:15
Helmimet në Bulqizë, drejtori i Njësisë së Shëndetit Publik: Është ndërprerë furnizimi me ujë për Gjoricën deri në rezultatet e analizave

 

Drejtori i Njësisë së Shëndetit Publik të Bulqizës, Hasan Koleci ka njoftuar se pas helimimit të disa personave është marrë vendimi për ndërprerjen e furnizimit me ujë të Gjoricës deri në nxjerrjen e përfundimeve të analizave.

Koleci tha se deri më tani rezultojnë 14 veta të helmuar nga uji në Gjoricë, 3 veta në Shupenzë dhe 2 në Bulqizë.

“Grupi i punës i kryesor nga mjeku kanë marrë analizat e ujit të pijshëm në depo dhe tek familjarët. Më datë 3 qershor na është njoftuar se përveç 3 familjeve me shenja helmimi në shtëpitë e fshatit Gjoricë na u njoftua se ka edhe familje të tjera.

Uji ka dalë i ndotur. Për këtë nga ana jonë është bërë njoftimi për ndërprerjen e ujit të pijshëm deri në analizat e plota të ujit në këtë zonë. Në 4 qershor, ka ardhur nga Tirana një grup pune që ka shkuar në pikat ku kanë bërë analizat e ujit nga Ostreni deri në Gjoricë.

Grupi i punës ka bërë analizat në laborator dhe një pjesë të analizave i ka dërguar në Peshkopi. Për këtë gjë pritet edhe përgjigjia e analizave të Institutit publik në Tiranë”- u shpreh drejtori i Njësisë së Shëndetit Publik të Bulqizës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/06/2023 03:12

    Perse pronari i HEC-it montoi tub ne nje prone publike dhe a morri leje per kete veprim? Dhe ne se po,a pati si mbikqyres nje specialist perkates?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?