2 herë brenda 10 ditësh, nxënësi problematik hedh spraj piperi në klasë, helmohen rreth 60 gjimnazistë në Fier (VIDEO)

4 Mars 2020, 11:21| Përditesimi: 4 Mars 2020, 16:46

  • Share

FIER - Brenda 10 ditëve, janë helmuar për herë të dytë nxënësit dhe stafi pedagogjik në gjimnazin "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit. Rreth 60 nxënës janë dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit, pas problemeve me frymëmarrjen dhe djegie në lëkurë e sy. Një situatë e pazakontë kjo, e përsëritur, që sipas policisë, fsheh pas veprimin e paprecedentë të një nxënësi problematik të kësaj shkolle.

Nxënësi nga fshati Kurjan i cili është identifikuar si A.D. dhe është ndaluar nga blutë e Fierit, dyshohet të ketë hedhur në klasë dhe në ambientet e shkollës spraj piperi, spraj djegës që përgjithësisht përdoret nga forcat e rendit kundër tubimeve të dhunshme. 10 ditë më parë nxënësi është shprehur se e kishte hedhur sprajin për shaka, pa e ditur efektin që do të shkaktonte.

Modeli dhe perdorimi i Peper Spray

Një pamje kaotike, me autoambulanca dhe makina private njëra pas tjetrës duke transportuar nxënës dhe mësues me probleme shëndetësore, marrje mendsh e djegieve të syve, por që fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.  Spitali është mbushur me nxënës të shumtë por edhe me familjarë të tyre, duke krijuar një situatë kaotike.

Një situatë e ngjashme ndodhi 10 ditë më parë në të njëjtën shkollë, ku u tha paraprakisht se helmimi kishte ardhur nga një eksperiment kimie. Por edhe në këtë rast dyshohet që shkaktar të ketë qenë i njëjti nxënës i cili dyshohet të ketë hedhur "peper spraj". Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet.

Ora 17:03
Helmimi me spraj piperi në gjimnazin e Fierit, nxënësit dalin nga spitali

Nxënësit e helmuar nga spraji me piper që u hodh në ambientet e gjimnazit "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit kanë lënë spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Pak orë më parë drejtoresha e spitalit rajonal të Fieri tha se nën kujdesin e tyre ishin edhe 14 nxënës, por që tashmë janë nxjerrë në gjendje të stabilizuar dhe ndodhen pranë familjes së tyre.

Nxënësit u dërguan në urgjencën e spitalit të Fierit, pas problemeve me frymëmarrjen dhe djegie në lëkurë e sy, por që fatmirësisht ndodhen në shtëpitë e tyre. Kjo është një situatë e pazakontë e përsëritur 2 herë brenda 10 ditësh, e krijuar nga një  nxënës problematik i kësaj shkolle.

'Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.

Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë', thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Ora 14:56
Drejtoresha e Spitalit Fier: 60 nxënës u paraqitën në spital pas helmimit, një pjesë e tyre me shenja ankthi

14 nxënës të cilët e helmuan paraditen e sotme në gjimnazin Janaq Kilica në Fier vijojnë të marrin mjekim.  Në një prononcim për media, drejtoresha e spitalit rajonal Fier deklaroi se aktualisht, pjesa më e madhe e nxënesve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në observim.

"Ka vazhduar numri tek 50 nxënës. 10 rastet e fundit kanë ardhur më shumë me shenja ankthi. Gjithsej janë 60 persona, 2 mësues dhe 58 nxënës. 14 nxënës i kemi në monitorim. Gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut.  Janë marrë të gjitha analizat dhe janë çuar pranë institucioneve përkatëse", tha mjekja. 

Ndërkohë mjeku i spitalit Fier u shpreh se nxënësit kishin probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe kollë, ndëra shtoi se gjendja e 14 nxënësve që vijojnë të mbahen të observuar është stabilizuar.

"Me ardhjen e nxënësve u vunë re probleme më rrugët e frymëmarrjes, kollë. Nuk ishin raste të rënda. Ishin raste nën mesatare. Ajo paraqet vështirësi por sipas klinikës mendohet të jetë një lloj lënde që jep acarim të rrugëve të frymëmarrjes pa rrezik për jetën. Janë disa lloj analizash që nuk mund të realizohen sepse i përkasin policisë. Jo të gjithë rreth 60 veta ishin të helmuar. Një pjesë e tyre ishin edhe me gjendje ankthi stresi. 14 nxënësit e mbetur mund të rrijnë edhe një ose dy orë të tjera", u shpreh mjeku.

Ora 14:03
Besa Shahini në gjimanzin ku ndodhi helmimi: Do shtojmë oficerët dhe kamerat e sigurisë në ambientet e shkollës

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka mbërritur në gjimnazin e Fierit, Janaq Kilica ku u helmuan mbi 40 nxënës si pasojë e sprajit piper të hedhur për herë të dytë brenda 10 ditësh nga një nxënës problematik i kësaj shkolle. Ajo tha se në shkollë do të shohen dy oficerë të tjerë për ruajtjen e sigurisë së nxënësve si dhe do të vendosen kamera sigurie në ambientet e saj.

"Duket që ka një irritim të orageve të frymëmarrjes. Duket se ka qenë një paijsje që kanë përdorur. Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuoria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë., kamerat, do vendosim edhe të tjera. Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh. Masat ndaj nxënësve do i marrë shkolla dhe nëse ka qenë edhe dikush tjetër i përfshirë do merret edhe drejtori i policisë. Nuk e dimë çfarë është përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Nxënësi që e ka hedhur e ka pranuar. Janë policia dhe prokuroria të përfshirë. Kanë ardhur 60 në spital që janë larguar, tani 16 që po marrin ndihmën mjekësore", tha Besa Shahini.

Ora 13:50
Baçi: Lënda helmuese që u hodh në shkollë u përdor edhe në një linjë urbane! Institucionet të koordinuara për të fshehur ngjarjen

Kreu i PD Fier Luan Baçi ka deklaruar se situata e helmimit të ndodhur në gjimnazin e Fierit të përsëritur për herë të dytë brenda 10 ditësh, ka ndodhur pak ditë më parë edhe një autobuzin Fier-Levan. Baçi tha se ka një koordinim të institucioneve shtetërore për të fshehur ngjarjen.

"Unë jam njohës i mirë i problemit të përsëritur po tek e njëjta shkollë. Ngjarja është shumë e rëndë. Ka një përkujdesje dhe kombinim të Drejtorisë së Policisë, Drejtorisë Arsimore, Bashkisë, Spitalit për të fshehur ngjarjen, për të hequr përgjegjësinë që kanë njerëzit e tyre. Kam informacion se një rast i tillë është përsëritur edhe në autobuzin Fier-Levan. Pyetja që kam pse nuk e hetuan një javë më parë por e lanë në heshtje. Sipas burimeve që km është ndaluar një 14-vjeçar disa ditë më parë, janë bërë edhe kontrolle në shtëpinë e tij. Janë mbi 100 nxënës që kanë ardhur në spital", u shpreh Baçi.

Ora 13:44
Ngjarja në Fier, Ministria e Shëndetësisë nis inspektimin e shkollës: Pas analizës vendosim për nisjen e procesit mësimor

1583325918_fier.jpg

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se po ndjek me vëmendje situatën shëndetësore në Fier, ku një grup nxënësit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit. 
Sipas ministrisë Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. 
8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. 
Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje në gjimnazin “Janaq Kilica”, në qytetin e Fierit ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme. Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor.

Ora 13:22
Helmimi në Fier, pjesa më e madhe e nxënësve lënë spitalin

Përfaqësues të pushtetit vendor kanë mbërritur në spitalin e Fierit, mes tyre edhe kryebashkiaku Armando Subashi. Drejt spitalit është nisur edhe ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu. Një pjesë e nxënësve kanë lënë sptalin dhe janë larguar drejt banesave të tyre, ndërkohë që edhe pjesa tjetër nuk paraqesin gjendje të rënduar shëndetësore.

Ora 12:53
Pas helmimit, humb kontaktet me familjen një prej nxënëseve të gjimnazit të Fierit! Babai: Nuk po e gjej dot

Një nxënëse e gjimnazit Janaq Kilica ka humbur kontaktet me familjarët pas helmimit masiv të ndodhur në shkollë si pasojë e gazit lotsjellës.

"Isha te spitali, nuk po e gjej. Po bredh nëpër rrugë nuk e gjej dot. Është në vit të parë. Kemi marrë një shoqe nuk e dinte. Ajo tha se iku në shtëpi kurse goca ime kishte qëndruar në shkollë. Nuk po e gjej dot tani. Quhet Anxhela", thotë babai i saj.

Ora 12:40
Identifikohet nxënësi që hodhi sërish gaz lotsjellës në gjimnazin e Fierit! 10 ditë më parë tha se e bëri për shaka

1583318383_helmimifier1.jpg

Report Tv mëson detaje të reja lidhur me helmimin e përsëritur të ndodhur në shkollën Janaq Kilica në Fier. Mësohet se nxënësi i identifikuar si A.D i cili ka hedhur sprajin piper në ambientet e shkollës është identifikuar herën e parë, dhe pasi është pyetur ka deklaruar se e ka bërë për shaka. Ai ka përsëritur sot të njëjtën gjë duke shkaktuar një helmim në masë në radhën e nxënësve, ndërkohë që për të mësuar shkaqet e veprimit të tij, po heton Prokuroria e Fierit.

Ora 12:19
Babai i një pre vajzave të helmuara në Fier: Aroma e gazit ndihet edhe në ambientet e jashtme! Nëndrejtoresha na tha 'po e bëni tragjike'

Sokol Haxhiaj, babai i një prej vajzave të helmuara nga spraji piper i hedhur në ambientet e shkollës, Janaq Kilica, ka deklaruar se vajza i kishte thënë se disa prej shoqeve kishin rënë në tokë për shkak të efektit të gazit ndërsa shtoi se aroma e tij ndihet ende edhe në ambientet e jashtme të saj. Ai u shpreh se shqetësuese për të si prind ishte edhe gjuah e përdorur nga nëndrejtoresha e shkollës e cila i kishte thënë se situata po zmadhohet, dhe nuk është aq tragjike sa bëhet në media.

"Kam gocën në vit të parë këtu. Po pija kafe dhe pashë lajmin. Kishte marrje mendsh dhe nuk e çuam në spital. Është hera e dytë që ndodh e njëjta gjë. Në rastin e parë vajza tha se kishte vetëm marrje mendsh. I thanë sikur kishte ndodhur reaksion kimik. Tani dëgjojmë një gjë tjetër. Shoqet e gocës kanë rënë direkt. Diskutohet që është lëndë kimike. Unë kur erdha para 10 minutash vinte një aromë shumë e rëndë. Ende ndihet por tani u ambientuam. Vajza më tha se ishin në klasë. Na thanë të dilnim urgjent jashtë dhe kur na thanë të dalim jashtë disa shoqe ranë direkt në tokë. Vajzën e çova në shtëpi dhe i kam dhënë ujë me sheqer. Një gjë është faktike, ata kanë një roje tek porta kryesore dhe ai nuk mund të bëjë kontrolle. Një lëndë kimike futet edhe mnë ccantë. Nëndrejtoresha na tha pse e bëni kaq tragjike se nuk është ndonjë gjë e madhe. Kjo më revoltoi më shumë.  O këto mediat, tha pse e bëjnë kaq shumë problem. Kjo më shqetëson më tepër, mënyra e komunikimit. Ne kamerat i kemi dhe duhet të zbulohet që të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi nesër", tha ai.

Ora 12:04
Policia reagon zyrtarisht për helmimin e gjimnazistëve në Fier

1583320090_1583318848fierhelmim.jpg

Policia e Fierit ka dhënë informacionin e parë paraprak në lidhje me helmimin e nxënësve ku thotë se e gjitha dyshohet të ketë ndodhur pasi një nxënës i shkollës "Janaq Kilica" të ketë hedhur një spraj piperi.

"Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet  për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje", thotë policia në një njoftim paraprak.

Ora 11:55
EKSKLUZIVE/ Zbardhet shkaku i helmimit të nxënësve në shkollën Janaq Kilica

Report Tv zbardh ekskluzivisht shkakun e helmimit në shkollën "Janaq Kilica". Është një nxënës që është identifikuar dhe pritet të ndalohet nga policia, nga fshati Kurjan, dhe dyshohet se është pikërisht ai që ka hedhur në të dyja rastet e helmimit, një spraj peper në klasë dhe në ambientet e shkollës. Ky spraj ka shkaktuar probleme në frymëmarrje dhe djegie të syve e lëkurës. 

Nxënësi në fjalë njihet si një nxënës problematik.

Ky është një spraj në formën e gazit lotsjellës që shkakton probleme të menjëhershme, veçanërisht në lëkurë e frymëmarrje.

Dyshohet që nxënësi të ketë përdorur 4 spraj të tillë. 

Ora 11:51
Luan Baçi: Helmimi i nxënësve krim i përsëritur shtetëror

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi tha se helmimi i nxënësve është krim i përsëritër shtetëror. 

"E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa përgjegjshmeria e Kryetarit të Bashkisë, e dhe e Drejtorisë Arsimore në Fier. Përsëri jeta e nxënësve te shkolla Janaq Kilica në rrezik. Helm në gjithë ambientet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital. Shteti ka rënë, do duhej t'ju bëja thirrje, deputeteve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë, I bëj thirrje qytetarëve të Fierit, prindërve të nxënësve, të rrezikuar nga përgjëgjshmëria e të pa përgjegjshme që të marrin në dorë fatet e fëmijve të tyre. Ne na kanë në krahë", shkruan Baçi në Facebook.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PD, Enkelejd Alibeaj, është nisur në Fier për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të përsëritur të nxënësve brenda 10 ditësh.

 

 

Ora 11:48
Helmimi i fëmijëve për herë të dytë në të njëjtin gjimnaz/ Prokuroria e Fierit nis hetimet

1583318383_helmimifier1.jpg

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet pas përsëritjes së rastit të helmimit të nxënësve në Gjimnazin e Fierit, Janaq Killica.

Ora 11:44
Helmimi në Gjimnazin e Fierit/ Flasin nxënësit: Ishim në orarin e pushimit, na thanë se ishte stërvitje për të parë si do reagonim

Nxënësit e gjimnazit Janaq Killica kanë folur pas incidentit që ka shkaktuar mbi 30 të helmuar.

"Pata dhimbje. Isha duke hyrë tek shkolla. Ishim në orën e pushimit", thotë një nxënëse. "Erdhëm në oborrin e shkollës. Na thanë se ishte një alarm fals për të parë se si do të reagonim ne ndaj këtij alarmi. Pastaj pamë ambulancën. Ky rast kishte ndodhur edhe këtë premten. Dolëm në oborrim e shkollës. Jemi bërë të gjithë bashkë. Ka qenë pushim i gjatë dhe kemi qëndruar në oborrin e shkollës. Na thanë se ishte stërvitje për të parë se si do të reagonim ne në situatë emergjente. Disa prej nesh jemi anëtarë të kryqit të kuq. Mësuesit nuk janë ndjerë keq. Jemi bërë të gjithë bashkë për ta përballuar situatën", thotë një nxënës tjetër.

Ora 11:39
Helmohen nxënësit në gjimnazin 'Janaq Killica' të Fierit (FOTO)
Ora 11:33
Situatë kaotike në Spitalin e Fierit, prindër dhe mësues në spital për të shoqëruar fëmijët e helmuar (VIDEO)

Si pasojë e helmimit të një numri të madh nxënësit në gjimnazin Janaq Killica në Fier, është krijuar një situatë kaotike në spitalin rajonal të Fierit. Prindërit e nxënësve të helmuar kanë mbërritur në spital bashkë me fëmijët e tyre, duke kërkuar të futen në ambientet e brendshme të spitalit. Forcat e Policisë janë përpjekur të neutralizojnë situatwn.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajoneta: 04/03/2020 21:49

    Enver Hoxha o burre shteti.

    Përgjigju
  • Liku: 04/03/2020 17:27

    Te perjashtohet nga te gjitha shkollat ky katundari se e paska zanat kete pune dhe policia te beje punen e saj

    Përgjigju
  • Iliri: 04/03/2020 17:26

    Na perkujtojne imazhet e nxeneseve kosovare atehere kur Qeverija serbe i helmonte nxenesit kosovare.Po kjo eshte tmerr si ka mundesi nje terrorist/minoren te bej gjemen sot ne vendin tone?60 nxenesit tane dö te kene pasoja te medha shendetsore.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 04/03/2020 16:44

    Po sikur te jete kelysh militanti te pd?po sikur kjo shaka e tij qe perseritet du here te jete me porosine e partise tende.sic di ti te politizosh dime dje ne,di çdokush.

    Përgjigju
  • Emini: 04/03/2020 16:06

    Problemi i nxenese ne gjimnazin e Firit ,e cila ndaj shokeve te saj ka perdorur sprajt me perberje lende kimike,duhet hetuar nga prokurorija ne dy varjantet.E para mos vune nga ndonje semundje mendore .Se dyti dikush munde ta kete shtyer ose nxitur ..Ketu nuk prejashtohet se mos ka gisht edhe politika,per te ngjall frik,panik apo destabilizim neper shkolla.

    Përgjigju
  • Ori: 04/03/2020 14:42

    O parti byth qir*** pse gjdo gjo e politizoni ? Ju per 8 vite nuk keni qene enxhuj qe sot boni site virgjer!prandaj ne 2013 populli jua dha shum shuplake qe e merituat per krimet dhe hajduterite qe ju bot per 8 vite.

    Përgjigju
  • Lakja: 04/03/2020 14:22

    O kaush lere politiken po shko e shiko femijet si jane...

    Përgjigju
  • Qytetari: 04/03/2020 14:21

    Dikur ure ure kishte shkolla riedukimi.. me pas erdhen disa shpellare qe thane ti shkaterrojme te gjitha se nuk duhen... Ah moj shqiperi e mjera dhqiperi..

    Përgjigju
  • mond: 04/03/2020 14:11

    kapeni ate nxenesin racmut dhe ate sprayin futjani ne b... qe ti shijoje mire, dhe po ti pelqeje ta perserite dhe njehere ate veprim.

    Përgjigju
  • Albani: 04/03/2020 14:04

    Mjerisht minorenet paguhen mire nga armiqet e popullit tone ne menyre qe te shkaktohet panik te nxenesit shqiptare.Ky eshte akt TERRORIST! Patjeter te sigurohen kamerat neper shkolla tona.I djegin me qellim agrumet, ullijt sabotojne rrymen...

    Përgjigju
  • Meta: 04/03/2020 13:48

    Per problematiket,edhe nxenes qofshin si ky, eshte burgu jo gjimnazi,ku ai ende nuk eshte nivelizuar per nxenes me moshataret e tija.

    Përgjigju
  • Ana: 04/03/2020 13:45

    Sa te peshtir jan ber njerezit partiak cdo gje ja hedhin qeveris po veten tuaj o prinder e pyesni ndonje her se sa keni ber per te edukuar femijet esht kollaj ti veshesh e ti ushqesh por esht shum veshtir ti edukosh.

    Përgjigju
  • peoples: 04/03/2020 13:05

    Foli dhe ardhacaku ne Fier.Krim shtetror...Sa te pabesueshem behen kur ja futin si kau peles...Historia ujku nder dhen e perseritur ne nje tjeter forme.

    Përgjigju
  • shiku: 04/03/2020 13:03

    Nuk e kuptoj pse bejne panik kot pa lidhje dhe ky spray efektin e ka vetem 10 min, keta cojne 10 ambulanca pa mjek kot show.Kurohet thjesht me larje fytyre me uje pa shkuar ne spital.Ky spray perdoret kudo nga policia dhe mbrojtje vetjake i pademshem.

    Përgjigju
  • Ilo: 04/03/2020 13:02

    Duke pare reagimin e L Bacit dhe fshatin nga vjen ky nxenesi mund te behen dy he time se mos nxenesi nga Kurjani(bastion I PD) ka qene pjesmarres ne protesta e opozites vitin e kaluar dhe sprain e ka patur qe atehere sepse me ben pershtypje edhe politizimi qe I ben ky "plehra" PD rastit, nese eshte bere e organizuar duhet hetuar mire kuptohet nga noj prokurore me "b.. e" dhe jo nga keta dhjeramanet si ai i Permetit qe ngrit I nje furtune ne gote dhe qe pastaj rezultoi ne gjykate flluske sapuni.

    Përgjigju
  • lol: 04/03/2020 11:39

    po shof sesi esht veshur nga kaosi spitali, pa rregull, tamam si ne afrik, vend i prapambetur

    Përgjigju
  • lol: 04/03/2020 11:38

    kontrolloni stufen!!

    Përgjigju
  • XXX: 04/03/2020 11:36

    Eshte ndonje nxenes bythqir qe hedh ndonje spraj me helmues per mos ber mesim.

    Përgjigju
  • Arber: 04/03/2020 11:36

    Turp kur thoni u transportian me makina private, te pakten 5 autoambulanca i kane transportuar

    Përgjigju
    • Xholi: 04/03/2020 12:35

      Ik me r

  • Ilo: 04/03/2020 11:34

    Shikoni rreth e qark noj sufllaqeri apo noj bar se nuk ka mundesi tjeter.

    Përgjigju
  • Vlore2: 04/03/2020 11:30

    Si ka mundesi çdo dy tre jave helmime në mase?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?