Benjanim Netanyahu

Bota

Helmohet nga ushqimi Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 16:56| Përditesimi: 20 Korrik, 21:16

  • Share

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit.

Netanyahu do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij, ndërkohë që do të pushojë në shtëpi për tri ditë.

75-vjeçari ndjeu shqetësim gjatë natës dhe më pas u diagnostikua me inflamacion në zorrë dhe dehidratim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, sipas deklaratës së zyrës së tij.

"Sipas udhëzimeve të mjekëve, Kryeministri do të pushojë në shtëpi për tri ditë dhe do të menaxhojë çështjet shtetërore nga aty”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, Netanyahu iu nënshtrua një ndërhyrje për heqjen e prostatës pas diagnostikimit me infeksion të traktit urinar.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albina: 20/07/2025 18:00

    Do te laje gjynahet e femijeve te palestines.Hitleri nuk beri me shume se ky kriminel

    Përgjigju
    • Titi: 20/07/2025 20:18

      Kur me nefund?

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?