Helmuan 60 nxënës në gjimnazin e Fierit, në hetim edhe një 19-vjeçar

6 Mars 2020, 18:47| Përditesimi: 6 Mars 2020, 18:51

  • Share

Hedhja e sprajit me lëndë gazi në shkollën "Janaq Kilica" në Fier dy herë brenda 10 ditësh ka çuar në procedim nga polica edhe një nxënës tjetër. Më herët  u bë procedim në gjendje të lirë edhe ndaj dy nxënësve të tjerë, të cilët shkaktuan helmimin masiv të mbi 60 nxënësve.

Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, Xh. B., 19 vjeç, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë, ka hedhur spraj me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 4 mars 2020.

19-vjeçari  në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin "DIVA" në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Ndotja e ajrit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?