Hëna

'Hëna e Krimbit', sonte do të ndodhë spektakli i rrallë qiellor

9 Mars 2020, 16:48| Përditesimi: 9 Mars 2020, 16:52

  • Share

Sonte është koha për të hedhur sytë drejt qiellit për një spektakël qiellor.

Do të ndodhë fenomenti “Hëna e Krimbit”,  që është emri i hënës së parë të plotë të Marsit.

Hëna do të arrijë nivelin më të lartë të plotësisë.

Rreth orës 5.48 do të keni mundësinë ta shihni hënën të shfaqet 7 % më e madhe se zakonisht.

Një super hënë ndodh kur ajo është më afër tokës në orbitë.

Kësaj radhe, quhet Hëna e Krimbit sepse  historikisht  është koha e vitit kur shirat fillojnë të zbusin tokën pas një dimri të gjatë të ftohtë dhe krimbat fillojnë të dalin në sipërfaqe.

Edhe pse do të jetë në pikën më të afërt me Tokën, do të jetë akoma 222,081 milje ose 357,405 km larg nesh.

Pas kësaj, ne do të mund të shohim “Hënën Rozë” më 8 Prill, e cila nga ana e saj do të pasohet nga “Hëna e Luleve” më 7 maj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?