Eklipsi 'Hëna e Përgjakur' në Tiranë në muajin korrik 2018

Tirana

Eklipsi i 'Super hënës së përgjakur', me sytë nga qielli për një spektakël qiellor në 21 janar

17 Janar 2019, 21:40| Përditesimi: 17 Janar 2019, 22:20

  • Share

TIRANË - Më 21 janar 2019 pritet të shfaqet në qiell "Super hëna e përgjakur". Eklipsi i Hënës do të jetë i dukshëm në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 21 janarit. Eklipsi i Hënës do të jetë i pari për këtë vit. 

Super hëna merr emrin pasi hëna e plotë e re, përkon me pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj mujore. Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë në të kuqerremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës

Fenomeni në Tiranë do të ndodh nga ora 03:30 deri 06:30 të mëngjesit të 21 janarit kur hëna do të zhduket në horizont në drejtimin perëndimor. Ndaj edhe këtë vit me sytë nga qielli për një spektakël.  Ky fenomen ndodhi edhe vitin e kaluar.

Vitin e shkuar, në muajin korrik 2018 Shqiptarja.com solli foto nga ky fenomen në Shqipëri, ku u shijua një hënë e përgjakur që zgjati për plot 4 orë.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë e realizuar vitin e shkuar

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?