Henri Çili takoi në UET ndëmjetësuesin për lirimin e të dënuarit përjetë dhe mori 30 mijë euro...Rrengu që i bëri kunati pasi nuk mori pjesën e tij

29 Shkurt 2020, 17:15| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 18:03

  • Share

1582984372_hajdinicili.jpg

Gazmir Ajdini dhe Henri Çili

Henri Çili është takuar më 12 shkurt 2020 në ambientet e UET-së që ai ka në pronësi, me kunatin e tij Gazmir Ajdini, dhe një person me emrin Sokol, që ishte ndëmjetës i familjarëve të Feti Yzeirajt, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Në këtë takim, në prezencë të kunatit të tij, Çili ka marrë 30 mijë euro, me premtimet se do të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë për të parë me prioritet dosjen në Gjykatën e Lartë, ku Yzeiraj ka bërë rekurs vendimin e Apelit.

Në vijim të bisedave të përgjuara, dhe si rezultat i pagesës së një shume prej 30 mijë euro nga Sokoli që vepron si ndërmjetësues, në emër të familjes së Feti Yzeiraj, është vërejtur se nga kjo shumë kunati i Henri Çilit, ka dalë duar bosh. Kjo pasi, Çili siç del edhe në dosjen e prokurorisë së Përmetit, nuk i ka dhënë asnjë lekë kunatit të tij Gazmir Ajdinaj, dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i pakënaqur. Aty i ka kërkuar një shokut të tij me emrin Aldo, që të telefonojë Henri Çilin dhe të shfaqet sikur është Sokoli me të cilin Çili ishte takuar dhe kishte marrë 30 mijë eurot, për t'i dhënë se tërhiqet dhe kërkon të marrë lekët pas.

Gazmir Ajdini e ka marrë Sokolin nga Mallakastra në telefon më datë 4 shkurt 2020.

Nga përgjimet, prokuroria thotë se ka rezultuar se "Gazmir Ajdinaj po përgatit për të marrë një shumë të konsiderueshme parash nga “Sokoli” nga Mallakastra, i cili vepron si ndërmjetës për një person tjetër po nga Mallakastra me qëllim për ta ndihmuar". Nga bisedat e përgjuara ka rezultuar se ata kanë lënë një takim për në 5 shkurt 2020. Nga sa kuptohet nga dosja e prokurorisë, fillimisht mund të jetë menduar që takimi të bëhet vetëm mes Gazmir Ajdinit dhe Sokolit për të marrë lekët.

Por më 12 shkurt kur më në fund është realizuar takimi në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, kanë qenë Sokoli, ndërmjetësuesi për të dënuarin me burgim të përjetshëm, Feti Yzeiraj, Henri Çilit dhe Gazmir Ajdinit. Sokoli rezulton t'i ketë dhënë Henri Çilit shumën prej 30 mijë euro. Për shkak se Gazmir Ajdini ka mbetur i pakënaqur nga Henri Çili, pasi ky nuk i ka dhënë pjesën e tij, ai ka menduar të bëjë një mashtrim, duke i telefonuar një shokut të tij me emrin “Aldo, të cilin e instruktoi se duhet të telefononte Henri Çilin dhe të sillej sikur ishte Sokoli që i kishte dorëzuar 30 mijë euro në biznesin e tij.

"Do të marrës në telefon kunatin tim. Do t’i prezantohesh si shtetasi me emrin “Sokol” që takoi sot në biznesin e tij. Dhe ti thuash që nuk dua të vazhdoj më atë muhabetin dhe që kërkon kthimin e shumës prej 30 mijë euro që ka dorëzuar sot”, është biseda e përgjuar mes Gazmir Ajdinit dhe djalit me emrin Aldo. Pas mbylljes së telefonit personi me emrin “Aldo” bën sipas udhëzimeve.

Ka shumë gjasa që sasia e parave që fillimisht është marrë nga Henri Ccili të jetë kthyer sërish mbrapsh, ku besohet se me anën e këtij rrengu, shuma prej 30 mijë euro i ka shkuar kunatit të Çilit, Gazmir Ajdinaj.

Por, pas këtij episodi me 30 mijë eurot të 12 shkurtit 2019 - 9 ditë më pas - më 21 shkurt, Liko Jazi, person i arrestuar, ka marrë 1 milionë lekë të rinj nga familjarët e Feti Yzeirajt, për t'ia dorëzuar Gazmir Ajdinit, për llogari të Henri Çilit - thotë prokuroria, në dosjen siguruar nga Shqiptarja.com. Pjesa tjetër do të jepej në muajin mars për ta ndihmuar në organet e drejtësisë.

Mirëpo ditën që Liko Jazi është nisur drejt Tiranës për të dorëzuar shumën e parave prej 10 milionë lekë të vjetra, ai është mbajtur nën vëzhgim dhe në momentin që do bëhej dorëzimi, Liko është ndaluar dhe ndaj tij është ushtruar kontroll, ku në trup i janë gjetur 10 milion lekë të vjetra dhe në xhep vetëm 55 mijë lekë të vjetra.

Por përsë do i jepeshin këto lekë Henri Çilit?

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se më 14  janar 2020  Çili ka takuar në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë, një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë - emri i të cilit nuk bëhet i ditur në dosjen e prokurorisë. Nga përmbajtja e bisedës që prokuroria ka përgjuar, rezulton se botuesi i njohur Henri Çili i ka kërkuar që të ndikojë që kërkesat e të dënuarve, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj, të bëheshin sa më shpejt. "Nga ana e këtij funksionari Henri Çili ka marrë garancinë që çështjet do të gjykoheshin në 50 dosjet e para", thotë prokuroria.

Pas këtij takimi, Henri Çili ka marrë në telefon kunatin e Gazmir Ajdinaj dhe i ka thënë se "çdo gjë është Ok”.


Lajmi kryesor:

Zbulohet takimi i Çilit me drejtuesin e organit të lartë të drejtësisë: Dy dosjet e lobimit 'do gjykohen tek 50 të parat'


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?