Skerdi Tase, në dëshminë që po jep në GJKKO, thotë se pas dështimit të atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit në vitin 2019, u largua drejt Gjermanisë. U rikthye pas një viti, kohë kur ishin kryer katër vrasje në Durrës. Zbulon edhe një bisedë me Henrik Hoxhajn, i cili i kishte thënë se pse ishte larguar pasi nëse do të kishte qenë në Shqipëri do të kishte bërë para me këto ngjarje.
Zbulon gjithashtu se Hoxhaj i referohej Nuredin Dumanit si ‘kusho’ dhe se kishin marrë porosi për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën. Sipas Tases, nuk donin që ta vrisnin Bujar Çelën dhe se Nuredin Dumani e kishte kuptuar këtë gjë.
“Pas atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit ika disa muaj në Gjermani. Me Henrikun u takova në vitin 2020, kur ky ishte vënë në kontakt dhe me Nuredin Dumanin. Henriku më tha ‘I ke parë 4 vrasjet në Durrës, kam marrë pjesë edhe unë, pse ike se do të kishte marrë ndonjë lek.’ Henriku ishte në merak se mund t’i dilte gjë për vrasjet, sidomos tek vëllezërit Haxhia pasi mund t’i dilte gjurma e gjakut që kishte lënë në makinë. Më pas mora vesh që ‘kusho’ që Henriku i referohej ishte Nuredin Dumani.
Fillimisht mu ofrua të merrja pjesë në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës, morën 5 mijë euro kapar diku në një fshat të Peqinit. Na treguan makinën me të cilën lëvizte Bujar Çela, por ne nuk donim ta vrisnim, edhe kur e shikonim e anashkalonim. Nuredini e kuptoi pastaj”, tha ai.
Lajmi kryesor:
‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi
Xh.D/SI.E./ReportTv.al