Thierry Henry, trajner i Monaco

Sport

Henry në prag shkarkimi, Monaco e pezullon nga detyra e trajnerit

24 Janar 2019, 21:39| Përditesimi: 24 Janar 2019, 21:48

  • Share

FRANCË- Trajneri i Monaco, Thierry Henry është pezulluar nga drejtuesit e klubit. Deri në një vendim të dytë për të ardhmen e .. ai nuk do të jetë më në krye të pankinës bardhekuq. Pezullimi i tij ka ardhur nga rezultatet e dobëta që ka pasur klubi i principatës në këtë sezon në Ligue 1, duke u renditur e parafundit në tabelë. 3 fitore ka arritur Henry me klubin francez dhe 15 pikë ka arritur të grumbullojë në 21 javë të kampionatit. Për synimet dhe kapacitetin që ka klubi i Monaco këto rezultate cilësohen 'dëshpëruese' nga drejtuesit e klubit të cilët do të vendosin për të ardhmen e Henry këto ditë. Ndërkohë ekipin do e drejtojë zëvendëstrajneri Franck Passi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?