Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme që vendosi të lirojë nga qelia drejtorin e burgut 313 në Tiranë, i arrestuar nga SPAK për akuzën e korrupsionit.
Eduart Struga ka paraqitur në gjykatë raporte mjekësore se vuan nga një infeksion i mëlçisë i quajtur “Hepatiti B” dhe për pasojë qëndrimi në burg i tij do të sjellë përkeqësimin e gjëndjen shëndetësore. Struga ka pretenduar se prej disa vitesh vuan nga ky infeksion i mëlçisë, ndërkohë hodhi poshtë të gjitha akuzat e prokurorisë së SPAK, se ai ka marë para në këmbim të lejes, për të ushtruar aktivitet tregtar brenda në ambjentet e burgut 313.
Struga ka pohuar se lejet nuk jepen nga drejtoria e burgut 313, por nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Por përfaqësuesi i akuzës në gjykatë e njohu trupin gjykues me një sërë përgjimesh dhe filmimesh të kryera nga prokuroria, duke shtuar se drejtori i burgut dhe dy vartësit e tij ishin implikuar në një aferë korruptive jo vetem me lejen e aktivitetit tregtar brenda në burg, por edhe për futjen e disa makinetave ushqimore në ambjentet e këtij burgu, ku për çdo makinetë drejtori kërkonte një shumë të konsiderueshme lekësh.
Pavarësisht provave të prokurorisë, në vendimin e saj gjykata e posaçme argumenton strse sëmundja me hepatit B, nga e cila vuan i arrestuari Eduart Struga, si dhe situata infektive me COVID-19 në të cilën ndodhet Shqipëria, krijojnë kushtet e dhënies së një mase më të butë të arrestit ndaj ish-drejtorit të burgut, duke vendosur masën e “Arrestit në shtëpi”.
Tjetër qëndrim e njëjta gjykatë ka vendosur për dy vartësit e tij,Florian Ahmetaj dhe Ervin Kërtulla, të cilët janë lënë në masën e “Arrestit në burg”, pavarësisht situatës së COVID-19.
Strugaj dhe dy vartësit u ndaluan pas dyshimeve për akuzën e korrupsionit. Tre zyrtarët dyshohen se i kanë kërkuar përfaqësuesit të dyqanit të burgut 313, 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i rinovuar lejën e ushtrimit të aktivitetit brenda burgut dhe futjes së disa makinetave ushqimore brenda në burg.
Per te bere pislleqe e pazare nuk ishte me hepatit b ky tipi i drejtorit, ndersa per te qendruar ne burg na qenka i semure. A te keqen e serioziterit dhe pa anshmerise qe tregohet.
PërgjigjuHaaaa. Hajde drejtesi drejtori shtepi. vartesi burg.
PërgjigjuPse kush ishte ai naiv qe pretendonte ta shikonte ne burg?
Përgjigju