Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit për Sali Berishën gjatë seancës plenare të ditës së djeshme (21 dhjetor).
Nga Fieri, ku mori pjesë në prezantimin e prefektit të ri të qarkut, Taulant Balla tha se ka përfunduar koha kur në Shqipëri nuk respektoheshin vendimet e prokurorëve dhe të gjykatave dhe se tashmë janë të gjithë të barabartë para ligjit.
"Koha kur në Shqipëri vendimet e prokurorëve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin, ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”- u shpreh Balla.
Ai theksoi se sot ndodhemi në një moment të rëndësishëm historik kur sundimi i ligjit është në revansh kundër krimit të organizuar.
Ndërsa më tej u ndal edhe tek pronat e sekuestruar ku sipas tij janë miratuar ndryshime në ligjin për administrimin e tyre.
"Në cilesinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes se pronave te sekuestruara ka thene Balla teksa ka theksuar se te gjitha pronat e konfiskuara nga subiekte kriminale do t’i vihen ne dispozicion organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile.
Komentet, Balla i bëri gjatë mbledhjes ku u prezantua prefekti i ri i qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj e cila zëvendëson në këtë post Lefter Shehajn.