Jorgos Katrugalos

Kronikë
Top 24

Heqja e tabelave dygjuhëshe në Finiq/ Reagon ministri i jashtëm grek

6 Maj 2019, 13:35| Përditesimi: 6 Maj 2019, 15:08

  • Share

Lidhur me heqjen e tabelave dygjuhëshe në Finiq,  ka reaguar edhe ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos.Katragulos theksoi se kemi një përgjigje nga pala shqiptare, se tabelat u hoqën për të ndryshuar radhën, njëherë shqip pastaj greqisht, çështje e cila mbetet për t'u parë në vijimësi.

Radha e gjuhës në tabela sipas Shqipërisë, është fillimisht shqip pastaj greqisht. Mbetet të shohim si do veprohet për tabelat. Morëm përgjigje nga Shqipëria. Na thanë se heqja e tabelave u bë për të ndryshuar radhën, fillimisht shqip, pastaj greqisht", deklaroi Katrugalos

Ai foli edhe për për ecurinë e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Katrugalos tha se lidhur me premtimet për minoritetin grek në Shqipëri mund të ushtrohet një kontroll kur të diskutohet euria e inegrimit të Shqipërisë, proces ky i cili do të kalojë përmes respektimit të minoritetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me një vend anëtar të BE-së.

"Kemi angazhim të plotë, kemi dhënë premtime për minoritetin grek në Shqipëri. Vihet re një vonesë, por njëkohësisht kemi mundësinë të ushtrojmë kontroll pasi në qershor diskutohet ecuria e integrimit të Shqipërisë. Kuptohet që ky integrim kalon përmes respektimit të minoritetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me një vend anëtar të BE-së” tha ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos.

ARRSH ka shpjeguar se është realizuar heqja e 35 tabelave, të cilat ishin vendosur jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Komento

Komente

  • Fredi: 06/05/2019 20:05

    Grerëve u intereson shumë greqishtja në Shqiperi pavarësisht rradhës. Keshtu që do të ishte turp dhe antikushtetues fakti pa anglishten. Në të gjithë vendet e botës tabelat shkruhen në gjuhën e vendit dhe ne anglisht, dhe jo në gjuhën e fqinjeve.

    Përgjigju
  • vjeshta: 06/05/2019 18:24

    Të lumtë kryeministër! Tash edhe në Himarë.

    Përgjigju
  • Iliir: 06/05/2019 18:13

    Nuk ju intereson te keni shqiptaret pas shpine me Turkun ne gryke o Katrugalo. Ktheni pronat e Shqiptareve, lejoni deklarimin e lire te kombesise nga Arvanitet dhe mos e kruani me me gjethe fiku...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?