Heqja e TVSH-së/ Burime: Në diskutim edhe pragu i tatimit, mund të rritet nga 2 në 8 mln lekë

27 Qershor 2020, 16:31| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 17:33

  • Share

Është drejt finalizimit drafti për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të tatim-fitimit për biznesin e vogël me xhiro vjetore 14 milionë lekë xhiro, me jetëgjatësi deri në vitin 2029.

Burime konfidenciale për Report TV konfirmojnë faktin se diskutimet tashmë janë përqendruar tek TVSH-ja, e cila sjell edhe më shumë të ardhura në buxhet, dhe që është nga zërat kryesorë në të ardhurat tatimore. Ndërsa për tatim-fitimin vendimi është marrë për tu hequr plotësisht.

Të njëjtat burime thonë se për të arritur në një draft final, pa kosto për biznesin dhe të zbatueshëm, Ministria e Financave po bashkëpunon ngushtë edhe me FMN-në, e cila gjithmonë ka kritikuar ndarjen në fasha tatimore të bizneseve. Aktualisht mësohet se janë disa versione që po diskutohen për heqjen e TVSH-së, por dy janë alternativat kryesore.

Mundësia e parë është heqja totale e TVSH-së për biznesin e vogël, siç premtoi edhe kryeministri Edi Rama më 10 qershor një ditë pasi u mor eurobondi prej 650 milionë euro.

Ndërsa versioni i dytë i mundshëm është rritja e pragut të TVSH-së. Sipas burimeve po shikohet mundësia që të mos paguajnë TVSH, bizneset me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë, pra ky të jetë pragu i ri që ndan biznesin e vogël nga biznesi i madh.

Për Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk duhet të ketë fasha biznesesh, por të gjithë të paguajnë këtë tatim, ide që e mbështesin edhe ekspertët të cilët thonë se krijimi i fashave lë hapësira për evazion fiskal. Por që ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e huaja për këtë program afatgjatë të qeverisë.

Por në këtë paketë që do të jetë për 9 vitet e ardhshme për bizneset, po analizohet edhe mundësia që të përfshihen reduktime të tjera taksash. Gjithçka finale dhe paketa e re fiskale pritet të prezantohen javën e parë të muajit korrik, ndërsa javën e ardhshme do të publikohet drafti i rishikuar i buxhetit të shtetit.

Por për Partinë Demokratike çdo lloj pakete që nuk ka të bëjë me taksën e sheshtë është e padrejtë. Sipas kreut të PD Lulzim Basha taksa e sheshtë 9% dhe plani i tyre ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ekonomisti: 29/06/2020 11:03

    Po vet kryeministri e tha tekstualisht kur mbajti fjalim te premten tek fabrika e Yura ne Fier qe per tatiminin mbi fitim do te hiqen per gjithe biznesin e vogel ndersa tvsh per xhiro deri ne 100 milion lek. Pra nuk eshte asnje nga variantet qe sipas burimeve te portalit po diskutohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?