Heqje totale e veshkës, realizohet me sukses ndërhyrja në spitalin ‘Memorial’ në Fier

19 Shkurt, 14:27| Përditesimi: 19 Shkurt, 14:31

  • Share

Një operacion i vështirë i heqjes totale të veshkës është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Memorial të Fierit, tek një pacient 74-vjeçar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook momente të punës së ekipit mjekësor, ndërsa i shpreh mirënjohjen mjekëve kirurgë si dhe personelit që asistuan.

“Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes komplekse”, shkroi Rama.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/02/2024 03:41

    Ramke,cfare te re ka lajmi?! Nenes time ja kane hequr veshken doktoret ne Tirane me operacion qe ne 1970.Operacionin e ka drejtuar i ndjeri min.Dr. Llambi Zicishti dhe ekipi i kirurgeve te shkelqyer te spitalit kirurgjik,Tirane.Si prove nena ka akoma vragen e operacionit.Operacioni i bere ne spitalin e Fierit,mund te kete te beje me veshkat,por duhet te jete dicka tjeter me specifike,jo thjesht heqje veshke, se ate e bejme prej kohesh.

    Përgjigju
    • Doktori: 22/02/2024 09:51

      Operacion që është kryer në disa qytete të vendit që në fillimet e shekullit XX-të.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?