Federata Shqiptare e Mundjes do të sjellë për herë të parë në Shqipëri Kampionatin Botëror për të rritur, Kongresin Botëror të Mundjes si dhe për herë të dytë Kampionatin Botëror U23, me pjesëmarrjen e 80 shteteve, nga ku prezente do të jene plot 2300 sportistë dhe trajnerë nga e gjithë bota.
Federata Shqiptare e Mundjes bën të ditur se, Kongresi Botëror i Mundjes do t’i sjelli Shqipërisë plot 117 shtete pjesëmarrëse dhe 200 delegatë nga e gjithë bota të cilët janë figurat më të njohura të sportit të Mundjes. Kampionati Botëror U23 do të zhvillohet në datat 21 -27 Tetor pranë ambienteve të Parkut Olimpik “Feti Borova”
“Kampionati Botëror për të rritur” (Peshat jo olimpike) do të zhvillohet në datat 21 -27 Tetor pranë ambienteve të Parkut Olimpik “Feti Borova”.
Ndërsa Kongresi Botëror i Mundjes do të zhvillohet në datën 27 Tetor ora 08:30-09:00 pranë “Ajman Park”, Shijak. Federata e Mundjes bën të ditur se kjo është hera e parë që Shqipëria listohet si i pari shtet i vogël që organizon evente të këtij kalibri.
Ekipi Kombëtar do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror U23 në kategorinë Greko-Roman nga mundësit Daniel Dajani 67 kg, Amarildo Laska 63 kg, Julijan Shehu 87 kg, Klodjan Shehu 77 kg, Ardit Zeneli 72 kg, Andi Muça 55 kg.
Ndërsa në kategorinë Stili i Lirë Shqipëria do të përfaqësohet nga mundësit Arjan Danaj 79 kg, Altin Ganci 86 kg, Klevis Koçeku 74 kg, Endrio Avdyli 61 kg, Klevis Preci 65 kg. Ndërsa në kategorinë për femra ekipi kombëtar përfaqësohet mundëset Esmeralda Nela 53 kg dhe Kleona Shabani 65 kg.
Në Kampionati Botëror për të Rritur (Peshat Jo Olimpike) në kategorinë Greko Roman, Shqipëria përfaqësohet nga Kevin Kupi 82 kg, Jurgen Uku 63 kg, Bajram Sina 55 kg, Gjete Prenga 72 kg. Në kategorinë Stil i Lirë Shqipëria përfaqësohet nga mundësit Orges Lila 79 kg, Marjus Malko 92 kg dhe Eriglent Prizreni 70 kg dhe Endrio Avdyli 61 kg.
Ndërsa për femra Shqipëria përfaqësohet nga mundësja Albina Drazhi 65 kg. Trajnerë të ekipit Kombëtar janë Ermal Kryeziu, Altin Shtjefni, Oltian Karaj dhe Leonard Cakmashi.