Ursula Von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian

Bota

Hera e parë që nga viti 2014, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian

2 Korrik, 22:24| Përditesimi: 2 Korrik, 22:29

  • Share

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Europian ditën e nesërme, raportuan gjashtë funksionarë për POLITICO.

Ky sfidim i fundit ndaj presidentes së Komisionit Europian, në atë që po rezulton të jetë një vit i vështirë i mandatit të saj të dytë në pushtet, do ta detyrojë gjermanen të paraqitet në një debat për udhëheqjen e saj ndërmjet ligjvënësve në Strasburg. Kjo është hera e parë që nga viti 2014 që një president i Komisionit Europian është sfiduar nga një mocion i tillë.

Kjo është hera e parë në më shumë se një dekadë që kreu i Komisionit përballet me një lëvizje të tillë.

Në këtë fazë, votimi është kryesisht simbolik shumica e grupeve politike tashmë kanë sinjalizuar se do të votojnë kundër mocionit të mosbesimit por kjo thekson zemërimin në rritje ndaj saj në Bruksel pas një seri lëvizjesh dhe skandalesh të kontestuara.

Nëse mocioni i mosbesimit do të kalonte, ai do të çonte në dorëheqjen e të gjithë Komisionit dhe do të shkaktonte procesin e ndërlikuar të emërimit të 27 komisionerëve të rinj të BE-së.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, njoftoi për këtë planifikim liderët e grupeve politike të mërkurën në mbrëmje. Debati është planifikuar për të hënën, ku von der Leyen do të marrë pjesë. Ky debat do të pasohet nga një diskutim në të cilin liderët e grupeve politike do të shprehin pikëpamjet e tyre.

Deputeti nga Rumunia, Gheorghe Piperea, i krahut të djathtë, depozitoi mocionin e censurës pasi mblodhi nënshkrimet e nevojshme javën e kaluar për të shprehur zemërimin e tij mbi mesazhet e fshehta të von der Leyen nga viti 2021 me Albert Bourla, drejtorin ekzekutiv të gjigantit farmaceutik Pfizer. Ato lidhen me diskutimet për sigurimin e vaksinave për Europën gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë që disa anëtarë të Partisë Popullore Europiane dhe ECR, të krahut të djathtë, kanë tërhequr mbështetjen për mocionin pas presionit nga radhët e tyre, ai ende ka arritur nënshkrimet e nevojshme, 72, për të kaluar në procedurë.

Pavarësisht turbullirave politike të kohëve të fundit, me socialistët dhe liberalët që akuzojnë von der Leyen për afrim me të djathtën ekstreme për të zbutur reformat e gjelbra, shumica qendrore e BE-së që e mbështeti presidencën e saj, nuk ka shumë vullnet për ta mbështetur këtë lëvizje.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?