Hereni: Ato që kanë probleme BE dhe SHBA s’do mund të blejnë prona në Portin e ri të Durrësit! Akuzat e opozitës, sa për të fituar ca vota

17 Nëntor 2022, 20:06| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 20:26

  • Share

TIRANË- Ndërtimi i Portit të Durrësit, për Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti, do e vë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar në të gjithë botën. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hereni tha se ndryshe nga sa deklaron opozita, toka nuk do i falet arabëve, por do i mbetet shtetit shqiptar.

“E vë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar, jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën. Shteti shqiptar ka vendosur që kompanisë shtetërore që do themelojë me qëllim që t’ia dërgojë këtij projekti t’i vë në dispozicion një kapital dhe më pas kompania këtë aset të vyer së bashku me 2 masa mbështetëse, nga 33 të kërkuara t’i kuotojë me qëllim për të pasur një armë të fortë që të arrihet 33%. Akuza e radhës dhe çudia e radhës. Është thënë që toka falet kur nënshkruhet marrëveshja, nëse jemi pak më të kujdesshëm, kjo tokë i është dhënë fondit ta pasurive të paluajtshme të Ministrisë së Dinanava dhe më pas kjo tokë do qëndrojë në pronësi të kompanisë shqiptare. Toka nuk falet, toka vihet në dispozicion të entitetit të ri që do krijohet vetëm përmes marrëveshjeve të zhvillimit. Kur kadastra të marrë vendimin që dosja është e plotë vetëm në atë moment tjetërsohet titulli i pronësisë vetëm për atë parcelë dhe ajo parcelë nuk i kalon arabit, po bëhet bashkëpronësi i qytetarëve të ndryshëm që do jetojë në atë rezidencë. Nuk do vijnë 12 mijë familje arabe, por do ndërtohet një lagje e re”, tha Hereni.

Ai shtoi se personat që kanë probleme me legjislacionin shqiptar, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do i lejohet që blejë në këtë hapësira.

“Ata persona që kanë probleme me ligjet shqiptare, të BE dhe SHBA, e kemi detyruar kompaninë që të na japë garancinë për këto raste se s’do mund të blenë prona aty”, tha Hereni.

Akuzave të opozitës Hereni tha se janë thjeshtë një “flluskë sapuni” që po bëhet me qëllim përfitimin e votave.

“Akuzat janë skup momental, si fllusk sapuni. Kontrata është publike që nga drita kur është vënë në dizpocision Komisioneve. Opozita vetëm ka disinformuar, nuk është për ta dëgjuar, bën vetëm skup me shpresën që do fitojë disa vota. Nuk bllokohet puna në port, por asnjë nga aktivitetet portale, nuk do të cënohen në operim”, porti i Durrësit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shkodra: 18/11/2022 02:57

    hahahahaha kjo e forte. Po pronat i blejne ato qe kane probleme me ligjin , BE dhe SHBA se ato qe punojne nuk ju del me e ble. Mjafton te shikosh qe tere tenderat ato i marrin e si plas kujt per ligj , europ a SHBA. Po ti ke fol tamam me marr nje hyrje falas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?