Kultura
Drejt Punës

Hermira Gjoni, 50 vite karrierë e mrekullueshme e pianistes sonë të çmuar përmes një dokumentari...

3 Shkurt 2020, 13:11| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 17:14

  • Share

Pianistja e shquar Hermira Gjoni mbush këtë vit 50 vite karrierë e mrekullueshme mbi piano. Një nga artistet tona më të hershme dhe virtuoze rrëfen fillimet e saj, kur ende fëmijë në Tiranë, pati fatin të kishte mësues pianoje Tonin Guraziun, një shpirt i bukur i diplomuar në Itali.

Më pas studimet në konservatorin e Tiranës, puna në këtë konservator, por edhe si shoqëruese e artistëve më të mirë të kohës, si Gaqo Çako, Mentor Xhemali e të tjerë, e mbushin jetën e saj plot veprimtari të bukura artistike.

Edhe ndëshkimi absurd nga regjimi i atëhershëm dhe pengesa për të qenë në radhët e para si artiste ashtu siç e meritonte, nuk e ndaluan pasionin e Hermirës dhe përkushtimin e saj për të interpretuar e për të mësuar brezin e ri.

Sot në Nju jork ajo jeton dhe punon me familjen e saj, djalin Andisin dhe mbesat e dashura. Ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme dhe në atdheun e mundësive të mëdha siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reportazhin e përgatitur me disa nga pikat kulminante të kësaj artisteje të rrallë shqiptare u transmetua në Report Tv.

G.M./a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?