Davide Frattesi pas golit

Sport

Heroi i Interit, Frattesi tregon emocionet: Bërtita aq shumë sa m'u morën mendtë

7 Maj, 12:18| Përditesimi: 7 Maj, 12:20

  • Share

U fut në fushë në minutën e 79-të dhe vetëm pas 20 minutave në lojë, Davide Frattesi bëri heroin për Interin. Zikaltërit fituan 4-3 kundër Barcelonës dhe tanimë janë në finalen e Champions League.

Goli që i dha Interit biletën e finales u shënua në minutën e 99-të dhe e majta e mesfushorit u ndal në rrjetë. Festa ka qenë e madhe, me Daviden që shpjegon që pse disa çaste më pas pati një marramendje në fushë dhe kërkoi ndihmën mjekësore.

“Nuk e di se çfarë ndodhi. Di që kam festuar shumë dhe si i çmendur. Bërtita aq shumë, sa m’u morën mendtë. Shikoja vetëm zi. Për fat, ia dola të vazhdoja. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme si skuadër. Fitorja është për të gjithë tifozët dhe për të gjithë stafin.

Pas Bayern Munchen, mendoja që nuk do të përjetonim dot ndeshje me kaq shumë emocione. Por, kjo është e bukura e futbollit. Nuk duam që të ndalemi me kaq", tha Frattesi pas ndeshjes.  

Frattesi pranoi se nuk e besonte kurrë që Interi do të fitonte pasi pësoi golin e tretë dhe ndeshja ishte 3-2 për katalanasit.

"Nuk besoja që do të fitonim kur u barazuam dhe kur na përmbysën. Pastaj, kur shënuam golin e tretë, i thashë Thuramit që këtë ndeshje do ta fitonim ne dhe do të shkonim në finale", theksoi Davide Frattesi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?