Bota

Heroi i panjohur u hodh nga 25 metra lart në ujë dhe shpëtoi foshnjën që ra nga makina

4 Maj 2021, 10:19| Përditesimi: 4 Maj 2021, 10:21

  • Share

Vajza 23-muajshe e cila rrëshqiti nga një makinë dhe ra në ujë nga një urë mbi 25 m e lartë të dielën, pas një përplasjeje të shumë automjeteve në Ocean City, Maryland,  është shpëtuar nga mbytja nga një hero i heshtur,  i cili u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijën.

Zjarrfikësi Ryan Whitington tha se personi që shpëtoi vogëlushen vendosi të mbetej i panjohur publikisht dhe të gjithë I drejtohen atij si heroi i përulur. Burri po ngiste makinën mbi urë kur edhe dhe makina e tij u përfshi në aksident deklarojnë autoritetet. E ndërkohë që të gjithë po tregonin me gisht poshtë Gjirit Assawoman kur ai pa vajzën të shtrirë në ujë, me fytyrë poshtë.

“Ai menjëherë u hodh në veprim”, tha zjarrfikësi duke shtuar se uji në atë zonë është rreth 5 metra i thellë dhe kërcimi ishte nga më shumë se 25 metra lart.

“Ai shpëtoi një fëmijë 23 muajsh. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen tonë se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri, sot do të kishim një titull ndryshe të kësaj historie,” tha Whitington.

Vajza dhe ai u shpëtuan nga anije në gji deklaruan mediat.

Aksidenti në të cilën u përshinë disa dhe përfunduar të plagosur tetë persona, ngjalli panik tek qytetarët.  Shtatë persona u dërguan në spitalet lokale ndërsa fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?