Politikë

‘Heroi im Gazment Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

27 Gusht, 16:32| Përditesimi: 27 Gusht, 16:35

  • Share

1756305070_marashlogudhefluturaaka.png

Marash Logu dhe Flutura Açka

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha konfirmimin që ta rikandidojë për kreun e grupit. Açka e akuzon Bardhin për përçarje brenda Partisë Demokratike dhe sipas saj kreu i grupit nuk i takon atij, por Luçiano Boçit.

Në postimin e tij, Marash Logu ka zgjedhur të mos flasë me fjalë, por ka ndarë një postim të Flutura Açkës në vitin 2021, kur fliste me superlativa për Bardhin. Ndërsa sot e quan një humbës ekzemplar, 4 vite më parë Açka e quante Bardhin, hero dhe më të thonte se kishin gatuar fitoren në zgjedhje.

“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë! Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka.

Postimi i Marash Logut


Lajmi kryesor:

Flutura Açka shpërthen ndaj Gazment Bardhit: Kreu i grupit të PD-së nuk i takon atij! Së shpejti do dalë roli i tij dhe lidhjet me Berishën


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?