Shqipëria tashmë ka një hero dhe ai është Armando Broja, shkurt makthi i Hungarisë, pasi në të dy përballjet si në Elbasan Arena një muaj më parë ashtu edhe të shtunën në ‘Puskas Arena’ realizoi golat e fitores, duke i siguruar kuqezinjve 6 pikë, që të bëjnë të ëndërrosh për Botërorin e Katarit.
Po kush është Armando Broja? Shqiptari nga Kopliku ka lindur më 10 shtator 2001 në Londër, ashtu si dy motrat e tij. Ndërkohë prindërit janë rritur në Shqipëri dhe kjo është arsye që futbollisti ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, pasi në një rrëfim të bërë nga vetë ai para dy vitesh e ka thirrur kombëtarja U-21 e Anglisë, që ai e ka refuzuar.
Formimi i tij si futbollist është i lidhur ngushtë me klubin e Chelsea-s në Premier League. Kur ishte vetëm 6 vjeç ai u rregjistrua në një ekip moshash në Londër, ndërsa në vitin 2009 kur ishte 8 vjeç u spikat nga blutë e Londrës. Për 11 vite Broja kaloi me radhë të gjithë ekipet e moshave deri më 26 shkurt 2020 ku për herë të parë firmosi kontratën profesionale me Chelsea-n për dy vite. Me 8 mars 2020 sulmuesi 1.91 i gjatë bëri debutimin me fanellën e Chelsea-s, kur në minutën e 86 mori vendin e Giroud në ndeshjen e fituar 4-0 kundër Everton.
Në sezonin 2020-2021 Broja u huazua te Vitese në Hollandë ku edhe pse ishte një ambient i ri la gjurmë tejet të rëndësishme. Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin mes golashënuesve, me 10 gola të realizuar në kampionatin holandez. Kjo performancë bindi Chelsea-n që t’i ofronte një kontratë 5-vjeçare që u firmos nga futbollisti më 18 korrik 2021.
Gjatë kësaj vere Broja bëri perfomanca mbreslënëse me Chelsea-n në fazën përgatitore, aq sa trajneri Tuchel i sapo shpallur kampion Europe i kërkoi të qëndronte për sezonin e ri, por Broja duke parë që duhet të konkuronte me Lukakun dhe Werner zgjodhi të huazohej te Southampton. Deri më tani 20-vjeçari ende nuk e ka siguruar një vend titullari, por në çdo ndeshje të aktivizuar ai ka mahnitur jo vetëm trajnerin, por edhe tifozët e Southampton.
O ti fara e keqe ti hani mutin ketij dhe koplikut se tr ishte ashtu do shkruanin per ty zdroms edhe mutin mos harro tia hash gjithe kamices se prej andej eshte edhe ky djale qe na beri dje krenar e jane familje shume e larte.
PërgjigjuIslamik plehre. Dergojeni prap ne koplik se aty e ka vendin
PërgjigjuO fare e keqe se si paske emnin do te.jesh edhe vet...ai djali asht prej buzes se ujit prej kamicet...e asht shqiptar e mi te tana malsor...e se nuk e din ca asht malsori c'fletoje pak historine se ajo flet kjart e te kallzon ca do te thot te jesh malsor i malesis se madhe...
Po ti or Jorgaq ik dhe ja kaq ! Letyre e dhier! Ik shko merre dhe nje €300 se tu be vone! Dhe nis harro kaloje kristinulen andej une se ne duhet t’i tregoj se Si piqet kalliri i misrit!He nxito!
Po ti kishin kerkuar para sic i paten kerkuar Shaqirit a do ishte menduar me thelle se per cilen kombetare te luante?
Përgjigju