Organizatorët e trafikut të heroinës Shqipëri-Kosovë

Heroinë me kamion nga Shqipëria në Kosovë, Prokuroria kërkon 131 vite burg për 9 trafikantët

27 Qershor 2018, 16:00| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 20:58

  • Share

Heroinë e kanabis nga Ballkani në Europë, u prangosën nën operaconin e koduar "Ballkan" rrezikojnë 131 vite burg 9 anëtarët e trafikut të narkotikëve nëpërmjet Ballkanit, Shqipërisë dhe Europës. Prokurori Eugen Beçi ka lexuar pretencën e Prokurorisë këtë të mërkurë duke kërkuar 17 vite burg për Jurgen Mollën të konsideruar kreun e grupit kriminal të trafikut të heroinës e kanabisit.

Të pandehurit e këtij procedimi penal akuzohen se janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të arrestuarish, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në linjën Turqi-Kosovë/Greqi-Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015-2016. 

Sipas kërkesës për gjykim, provat e mësipërme vërtetojnë se Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani kanë luajtur rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut të drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Prokuroria rendit 4 episode të trafikut në kërkesën për gjykim, ngjarje këto të ndodhura nga qershori 2015 deri në mars të vitit 2016, pjesë e këtij grupi janë edhe dy shtetas turq.

Pretenca e Prokurorisë për grupin e trafikut:
-17 vite burg për Jurgen Mollën
-16 vite burg për Shyqyri Kotorri
-15 vite burg për Anest Koromanin
-15 vite burg për Arif Çiço 
-15 vite burg për turkun Enver Kurtuluş
- 14 vite burg për Abubekir Tuncdemir 
-14 vite burg për Blerim Ukimeraj 
-12 vite burg për Elmi Thaçi 
-13 vite burg për Orges Myftaraj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?