Shumica e pamjeve të marra të mjekëve janë tek spitali Infektiv, por shumë pak mund ta dinë se shumë prej tyre janë në terren për të gjurmuar edhe rastet e reja në të gjithë vendin.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foto të disa mjekëve epidemiologë në terren përmes një postimi në Tëitter.
“Shumëkush flet për testimet por pak kush e di se çfarë pune bëhet në terren nga epidemologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, ditën dhe natën, për të frenuar përhapjen e epidemisë.
Mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug”, ka shkruar ministrja.