Hervin Çuli

Hervin Çuli rizgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar

11 Prill 2018, 18:38| Përditesimi: 11 Prill 2018, 20:02

  • Share

Hervin Çuli do të jetë Drejtori i Teatrit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera. Me propozimin e Ministres së Kulturës, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i besuar edhe një mandat të dytë Hervin Çulit.

Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Rivalët e tij në garën për të drejtuar Teatrin Kombëtar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Emërimi i Drejtorit të Teatrit Kombëtar vjen në kohë debatesh mes aktorëve e regjisorëve të këtij institucioni me Ministrinë e Kulturës, si për shembjen e godinës së teatrit, ashtu dhe për projektligjin e ri për artin dhe kulturën.

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të  ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi i qeverisë për emërimin e Hervin Çulit

Komento

Komente

  • Ciljeta: 11/04/2018 21:32

    Tani serish " Pace me gazeta ", alkool dhe bixhoz Henri, e di vete ti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?