Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me çuan sms ca miq artistë. Ishin të skandalizuar. E pashë!… Nuk ka mundësi!!! Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë!!! Femra të zhveshura me kostume me tendencën e Kabaretit. Meshkuj që kërcejnë napolonin me tinguj brazilianë. Kamera që fokuson të pasmet e femrave nga kënde te ndryshme. Ora 21.00!!! Fëmijët e disa konkurrentëve që janë aty, bashkë me prindërit motrat dhe vëllezërit, me siguri janë duke i parë. Janë duke i parë dhe fëmijët, prindërit, motrat dhe vëllezërit e gjithë Shqipërisë. Shumë nga këta do më shajnë me libër shpie për këtë koment. I mirëkuptoj, kështu janë mësuar! “Si ta edukosh ashtu do të të përgjigjet turma”- thoshte Caushesku.
Audienca e madhe, kjo ka rëndësi, pastaj qameti le të behet! “Jap një mbretëri për pak klikime më tepër”! Kabareti, kjo tendencë e lokaleve të vogla të artistëve antikomformistë të Parisit, si një shprehje e formave antiskematike ku piktorë, poetë, aktorë, muzikantë, shprehnin një revolte artistike (dadaizmi, nihilizmi artistik) kundër diktatit konservator që dominonte frymën artistike të kohës, na përkthehet turpësisht nga një format vulgar, ku injoranca dhe fatkeqësisht rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona. Ndofta as ia vlen të shkruash se mund të dukesh si budalla! Madje edhe mund të të rrahin!
E gjithë Shqipëria është kthyer në një BB të madh! Qeveria nuk e ka problemin tek hallet e njerëzve, por te klikimet që marrin ministrat në fb, apo insta, tani edhe ne Tik-Tok! Kryeministri herë-herë “gjykohet” përballë shefit opozitës se kush ka më shumë ndjekës në social-media. Në shumë emisione politike shterpë po njësoj, e njëjta frymë, i njëjti banalitet. Aty ka personazhe tipike te BB, me fytyrë intelektuali, qe bëjnë sherre pa kuptim, se kështu rritet audienca. Po nuk bëre sherr nuk je për televizion! Varja, duhet me u fut ne BB, kjo do ishte zgjidhja me sa duket. Se edhe ky koment shërben për të rrit audiencën, fatkeqësisht! Ndaj për t’a rritur edhe më shumë, mendoj se maksimumi i vlerës në komentet që bënë banorët e BB gjatë kësaj mbrëmje artistike të veçantë ishte shprehja e një prej femrave VIP aty: ” …sa të mira i ka bythët kjo mi”! Amin o zot!
Kemi kohe qe kemi hyre ne kohen e imoralitetit , po udhehiqemi nga nje kryerilindas qe imoraliteti i duket mode dhe art
PërgjigjuPo c'hyne politika ketu mor shoku student ,apo je sdutent kafeneje aq te jepet dhe arsyeton,nuk mund ta ndaloj politika kete program degjenerimi se ekziston liria e medias..prandaj byrekun nuk e fiton me kete koment..
Asnje tv nuk e percakton dot udiencen, eshte e pa mundur.., genjejne kure thone sa ishte shikueshmeria e nje programi,ne itali udienca matet duke vendosur disa aparate ne shtepit e shikueseve dhe e shumezojne me perafersisht por kurre nuk jane te sakta nuke ka teknollogji ende per nje matje audience, keshtuqe ne kete reality mashtrojne per shikueshmerine..
PërgjigjuËshtë një degradim i shoqërisë shqiptare TURP
PërgjigjuRespekte HERVIN Një konstatim shumë i saktë dhe i drejtë dhe besoj se ka shumë të tjerë që mendojnë si ju ,pasi është një nga disa formate të degjeneruara në kufijtë ndoshta dhe më shumë të pornografisë dhe pervesitetit të cilat nuk kanë asnjë lloj vlere perveq përfitim komercial për ata që prodhojnë të tillë formate .Unë mendoj se shoqëria jonë duhet ti bojkotojë të tillë formate nuk duhet ti ushqejë duke i ndjekur ,pëlqyer apo klikuar
PërgjigjuSkemi kohe per pun o Çun. Orgy 24/7. Hihihi u kenaqem me shefin
hahahaah bb vip thone
Përgjigjukjo eshte gjeja me skandaloze turp
Jan mbledhur baxhellat aty mbrenda. Dhe kumbarxhiu I shkodres qe bo si lopcare.