Dhuna që përjetonte Bedrie Loka nga bashkëshorti para se të vetëvritej, por edhe raportet intime mes 12-vjeçares me djalin e bashkëjetuesit të nënës në Pogradec, ishin kuptuar prej kohësh nga familjarët, por nuk ishin denoncuar. Për sociologun Edmond Dragoti, fajtor në këto raste është mentaliteti.
“Shoqëria shqiptare është shoqëri maskiliste. Kultura tek ne është kultura partrialkale, kur njerëzit e vlerësojnë shumë mendimin e të shoqërisë. Në këtë kuptim i japin përparesi dominacës mashkullore. Në të vërtetë shoqëria në shumicën e saj, jo vetëm në zonat periferike është një shoqëri maskiliste që e mbështet agresivitetin" thotë Dragoti.
Pjesë e shumë situatave të dhunës ndaj 41-vjeçares kanë qenë edhe 4 fëmijët por Dragoti thotë se ata nuk janë fajtorë, pasi ambienti në të cilin janë rritur i bën dhe ata viktima.
“Fëmijët nuk janë fajtorë deri në moshën e përgjegjësisë sociale. Është i detyruar dhe ligjërisht që të mbaje qëndrime të caktuara, por mjedisi ku janë rritur fëmijët i ka ndikuar ata që të mësohen me dhunën. Fëmijët janë viktima, janë rritur në një mjedis të dhunshëm dhe në këtë mënyrë do ta reflektojnë edhe në të ardhmen. Janë gjurmë që nuk shlyhen kollaj.”
Në rastin e vajzës së mitur 12-vjeçare në Pogradec, e cila ishte prej dy vitesh ishte në raport intim me një 29 vjeçar, Dragoti akuzon edhe nënën, e cila ka krijuar kushtet e abuzimit.
“Ky është edukimi i gabuar i prindërve ndaj fëmijëve. Gabimi i parë dhe kryesori ishte i nënës që i krijoji kushte bashkëjetuesit që të ndodhnin të tilla lidhje në mosha të mitura. Kur vetë nëna nuk e denoncon për 2 vjet rresht dhe pasi u nda nga bashkëjetuesi kujtohet që ta denoncoje. Më tepër është një qëndrim hakmarrës se sa mbështetës ndaj vajzës. Është një sjellje shumfishe kriminale e nënëns. Është ajo e para që duhet ta mbështeste. Ky është abuzim seksual me të mitur. Kultura e familjes është përcaktuese. Varfëria dhe elementë të tjerë, në një familje të formuar, raste të tilla nuk ndodhin. Janë shthurur raportet prond-fëmijë. Në vetvete shoqëria shqiptare që është mësuar me dhunë, që e pranon dhunën është shumë pak e ndjeshme me raste të tilla. Ndërgjegjësimi është i rëndësishëm, por vetëdijësimi është më i rëndësishëm.”
Në të njëjtën linjë me sociologun janë edhe qytetarë të shumtë.