Aq shumë është pompuar nga mediat dhe njerëzit e Sali Berishës ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri, sa dukej se sapo të shkelte ky në tokën shqiptare, Rama do dorëzohej dhe do largohej vetë nga pushteti, pa u bërë zgjedhjet.
“Po vjen sherifi në qytet”, bombardonin publikun përditë, duke paralajmëruar një tronditje politike në vend. Dhe më në fund ai erdhi, mbajti një fjalim 35 sekondësh, dhe kaq.
Një ditë më pas, vetëm heshtje. “Sherifi” vërtet erdhi, por nuk tha asgjë.
Ndaj dhe buja e vizitës së tij, u shua tek ai fjalimi 35 sekondësh./Tema
Komente
