Një minutë heshtje u mbajt në të gjithë Japoninë në nderim të viktimave të tërmetit, cunamit dhe shpërthimit në Fukushima të 11 marsit 2011, që i moriën jetën të paktën 18,500 personave.
Kambanat u dëgjuan në të gjithë Japoninë dhe qytetarët u lutën së bashku për viktimat ndërsa sytë i kishin të drejtuar nga deti, shkaku i tragjedisë më të madhe të vendit në dekadat e fundit.
Ky moment u pasua nga një ceremoni zyrtare në Tokio ku folën Perandori Naruhito dhe Kryeministri Yoshihide Suga.
"Kombi ynë ka kaluar disa katastrofa që mund të konsiderohen kriza kombëtare por paraardhësit tanë kanë kapërcyer çdo gjë me guxim dhe shpresë" , kujton nga ana e tij Kryeministri Suga.
Ndërkohë që në 25 Mars nga prefektura Fukushima, zemra e zonës që u godit nga katastrofa do të mbahet një maratonë në nderim të viktimave, pjesë e të cilës do të jetë edhe Noriyuki Suzuki, i ati i njërës nga viktimat. Çdo hap që ai bën do të jetë në kujtim të vajzës së tij, Mai, si dhe 73 studentë të tjerë dhe 10 mësues nga Shkolla Fillore Okawa. Ai beson se vajza e tij, e cila ishte 12 vjeçe në atë kohë, dhe të tjerët do të ishin akoma gjallë nëse mësuesit do t’i drejtonin studentët larg cunamit dhe jo pa e ditur drejt tij.
Shpërthimit bërthamor në stacionin elektrik në Fukushima Daiichi pas tërmetit dhe tsunamit la të gjitha komunitetet të pabanueshme për shumë vite për shkak të rrezatimit, rrezatim i cili nuk është zhdukur ende.
Japonia ka mësuar disa mësime nga katastrofa e trefishtë, duke ngritur mure të reja gjithnjë e më të larta për tu mbrojtur nga Tsunamit, duke përmirësuar sistemet e paralajmërimit dhe rrugët e evakuimit.