Hetimet e SPAK për pastrim parash me pronat ‘frenojnë’ rritjen e çmimeve të apartamenteve! Konsulenti: Hetimet pozitive

24 Maj, 16:18| Përditesimi: 24 Maj, 21:10

  • Share

“Pastrimi i parave të krimit të organizuar, investimet në pronat e paluajtshme, mbetet mënyra kryesor për pastrimin e parave në Shqipëri”, tha pak ditë më parë para deputetëve kreu i SPAK Altin Dumani.

Vjet numri i procedimeve të regjistruara për pastrim parash sipas SPAK është rritur me 75% në krahasim më vitin 2022.

Këto hetime të drejtësisë që kanë zbuluar një sërë skemash mashtrimi, evazioni apo abuzimi në disa sektorë, po ndikojnë edhe në tregun e pasurive të paluajtshme, duke sjellë një stanjacion në çmimet e apartamenteve, e duke ulur dozën e spekulimeve në treg.

“Hetimet, patjetër që ndikojnë dhe sa mirë që po ndodhin këto procese. Të ndahen një herë e mirë, të gjitha problematikat e mbartura ndër vite. Kemi ndërtues që nuk i kanë pajisur blerësit me certifikata pronësie, kemi ndërtues që kanë devijuar nga projektet, që i kanë lënë ndërtimet në mes në mënyrë skandaloze, dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këtë punë”, thotë agjenti imobiliar.

Banka e Shqipërisë thotë se 64% e agjentëve imobiliare që janë pyetur për pritshmëritë për vitin 2024 parashikojnë që çmimet të jenë të qëndrueshme, 34% pohojnë se do të rritën dhe 2% presin ulje.

“Çmimet e apartamenteve në këtë periudhë janë në pikë të qëndrueshme, s’ka rritje, por nuk mund të flitet për ulje sepse rënia e euros e pamundëson një ulje të çmimeve”, thotë agjenti imobiliar.

Orgest Beti, pohon se zhvlerësimi i euros është faktor që po ndikon që çmimet të mos ulen, për shkak se shpenzimet e ndërtuesve për lëndë të parë e jo vetëm në fillim të ndërtimit janë me euro shumë më të fortë.

Faktorë që po i mban çmimet e larta është edhe kërkesa e lartë për prona.

“E kemi shumë të rëndësishëm raportin me pronën. Është kulturë që ta kemi një shtëpi, edhe shqiptarët e Kosovës, vitet e fundit e shikojnë Shqipërinë si mundësi të mirë banimi por edhe investimi, kryesisht në bregdet nga Durrësi në Ksamil. Prona është më e sigurta nga gjithë të tjerat për shkak të zhvillimit që Shqipëria ka”, pohon ai.

Por, impakt të madh po japin edhe shtetasit e huaj, që blejnë pa negociuar çmimin.

“Duke parë kërkesën e lartë, ndërtuesit dhe shitësit e apartamenteve kanë preferuar që mos ti ulin çmimet. Të huajt çmimet që ka Shqipëria i konsiderojnë të pranueshme, dhe kemi një rritje progresive të çmimit. Të huajt vijnë si vizitorë në fillim, dhe rikthehen si investitor”, thotë eksperti.

Banka e Shqipërisë thotë se afro 26% e pronave të shitura vjet u blenë nga të huajt, kryesisht nga vendet e BE.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 02/11/2024 21:12

    realiteti eshte qe duhet nje amnisti fiskale. e bejne vende me te zhvilluara, pse te mos behet edhe ketu?

    Përgjigju
  • Prona: 24/05/2024 19:02

    Nqs Spak vazhdon me kete ritëm, flasim pas një viti se ku do shkojnë cmimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?