Ilir Beqaj

Hetimet e SPAK, përveç Beqajt zbardhen edhe emrat e personave të tjerë të cilëve u janë kontrolluar banesat

29 Dhjetor 2023, 19:51| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 08:35

  • Share

Report Tv e shqiptarja.com ka mësuar emrat e disa personave të tjerë ndaj të cilëve agjentët e BKH me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve që po bëhen për abuzim me fondet e huaja të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) në krye të së cilës ka qenë Ilir Beqaj nga nëntori i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023.

Mësohet se janë kontrolluar banesat e Arben Danit (shofer i Beqajt), Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt dhe Gazment Prengës. Ermal Kurtulaj,  me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor.

Gjithashtu janë kontrolluar firma "Delta Med" dhe restoran Gzona" në pronësi të njërit prej anëtarëve të SASPAC. Dyshohet se hetimi po bëhet për pastrim parash, të cilat investoheshin në këto prona të cilat gjithashtu janë kontrolluar nga SPAK. 


Lajmi kryesor:

SPAK heton Ilir Beqajn për korrupsion e shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie! Lidhjet me ‘Delta Pharma’ e fondet e SASPAC, i kontrollohet banesa


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?