Hetimet e SPAK për zyrtarët e lartë, Ngjela: Ka lëvizje të reja pasi erdhi Dumani në krye! Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika

24 Shkurt 2023, 22:28| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 22:32

  • Share

 

Avokati, Spartak Ngjela në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll tha se sipas tij Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultatet e veta. Ai tha se është e vështirë të bëhet reformë e madhe pa përdorur forcë ushtarake kundër korrupsionit që prej dekadash ka kapluar qeveritë shqiptare.

Ngjela tha se ndryshim i drejtuesit të SPAK, ka sjellë lëvizje të reja në fushën e hetimit ndaj politikanëve të lartë.

“Nuk mund të flasim dot se çfarë po bën SPAK-u por unë mendoj se reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultatet e veta. Duhet të kemi parasysh që nuk ka qenë një gjë e thjeshtë korrupsioni në Shqipëri, ka qenë fenomen. Kur drejtësia në goditjen  penale ndeshet me një fenomen që ka pushtuar qeveritë, do forcë ushtarake. SHBA-të na thanë se do e bëjmë me SPAK-un. Nuk ka rast të tillë që të bëhet një reformë e madhe kundër qeverive të korruptuara dhe të kesh forcë.

Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika. Edhe pse ky është një rast i rrallë që nuk ka pasur nevojë për një forcë të jashtme që të godasë në mënyrë ushtarake, këtu po duket se po ecim drejt çlirimit. E mbani mend si tha Kim para disa muajsh për SPAK-un? Që janë të trembur dhe të blerë? Pas asaj u ndryshua drejtuesi i SPAK dhe kemi lëvizje të reja”-tha Ngjela.


Lajmi kryesor:

Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA/ Avokati, Vishaj: E rëndë të shkosh aty, i kanë qëndisur dosjen! Imeraj: Nuk është rezultat i reformës në drejtësi


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?