Kronikë

Hetimet ndaj Veliajt, ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta pyetet në SPAK

26 Shkurt, 13:40| Përditesimi: 26 Shkurt, 13:58

  • Share

TIRANË - Ish deputeti i PS-së Vladimir Kosta ishte paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Bëhet me dije nga gazetarja Keti Banushi se Kosta u pyet në SPAK nga prokurorët për hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 10 shkurtit.

Kosta njihet gjithashtu dhe si pronar i ‘SKy Tower’ në ish-bllok, pallati ku ndodhen dhe zyrat e OJF-së ‘Harabel’ e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

Pas daljes nga SPAK, Kosta nuk dha shumë sqarime për çarë u thirr në SPAK dhe për se u pyet, megjithatë u shpreh se aq sa dinte aq edhe foli.

Lajmi ne perditesim...

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?